Rektorati "ngrin" listën e fituesve të Mjekësisë
Rektorati i Universitetit të Tiranës ka shpallur dje listën e fituesve të cilët kërkuan transferimin e studimeve nga një fakultet në tjetrin. Në bazë të mesatares, krediteve dhe kritereve të kualifikimit, vendosur nga secili universitet, u krye edhe përzgjedhja e fituesve. Listat e fituesve u dërguan për miratim në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, për të vazhduar më pas me procedurat dhe pranimet e reja, sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave, për kuotat e transferimeve.
Por Rektorati i Universitetit të Tiranës nuk ka firmosur ende listën e fituesve për Fakultetin e Mjekësisë. Mbi dhjetë ankesa kanë mbërritur në rektorat për paqartësi dhe mosnjohje të kritereve përzgjedhëse në procesin e konkurrimit për të gjithë ata që kërkuan t‘i transferojnë studimet në degën e Mjekësisë.
Kriteret
Çdo fakultet vendos kritere përzgjedhëse për studentët që do të pranojë çdo vit në fakultet dhe më pas këto afishohen. Ankesat e mbërritura në rektorat shprehin shqetësimin se në Fakultetin e Mjekësisë këto procedura nuk janë afishuar, dhe ata edhe pse kanë plotësuar kriterin e mesatares së lartë, nuk janë shpallur fitues. Të ndodhur në këto kushte, specialistët e rektoratit kanë kërkuar pezullim dhe shqyrtim të kësaj çështjeje, duke kërkuar më shumë detaje dhe informacion për secilin kandidat të shpallur fitues. Kjo do të thotë se Fakulteti i Mjekësisë do të ridërgojë listën me emrat e fituesve dhe kriteret mbi të cilat ata janë përzgjedhur. Pas përmbushjes së kushteve të kërkuara nga "institucioni epror", lista e fituesve për transferimet e studimeve do të shpallet zyrtarisht edhe në Fakultetin e Mjekësisë.
Transferimet
Kanë të drejtë të transferojnë studimet të gjithë ata studentë të cilët kërkojnë të ndjekin sistemin e ditës, ndërsa ndodhen me korrespondencë, të ikin nga sistemi privat në sistemin shtetëror. Po ashtu kanë të drejtë të transferojnë studimet të gjithë ata studentë të cilët kanë fituar një të drejtë studimi në universitetet jashtë vendit dhe kërkojnë të transferohen definitivisht në Shqipëri. Në bazë të kritereve, kuotave të propozuara nga universitetet, merret vendimi i Këshillit të Ministrave për kuotat e vendosura në dispozicion për transferime.
Pas shpalljes së procedurave nga Rektorati i Tiranës, aplikantët dorëzojnë dokumentacionin sipas afateve të përcaktuara më parë.
Menjëherë pas mbylljes së fazës së aplikimit, në bazë të kritereve dhe kuotave, fakultetet kryejnë edhe përzgjedhjen. Lista e fituesve mbërrin për miratim në rektorat. Në këtë listë sqarohen të dhënat e secilit fitues, për kushtet që ka plotësuar, kriteret e përmbushura dhe vërtetësisë e autenticitetit të dokumentacionit të dorëzuar. Çdo vit mbërrijnë me dhjetëra kërkesa për transferim të studimeve. Ndër fakultetet më të kërkuara për transferim janë Juridiku apo Shkencat Sociale, sidomos nga ata që i kanë nisur studimet në Maqedoni.