E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita Shqiptare Topalli e ftuar ne Parlamentin e Austrise

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ishte e pranishme ne Parlamentin e Austrise ku u organizua Dita Shqiptare nje aktivitet ky me rastin e pervjetorit te lumturimit te Nene Terezes. Aktiviteti u organizua nen kujdesin e Kryeparlamentares Topalli dhe homologes se saj austriake Barbara Prammer. Ne shenje nderimi per figuren e humanistes Nene Tereza misionares se shquar shqiptare ne kete ceremoni solemne e cila u zhvillua ne hollin kryesor te Parlamentit austriak moren pjese personalitete te larta te jetes politike ekonomike dhe kulturore te Austrise dhe te Shqiperise. Po ashtu te pranishem ne kete ceremoni ishin edhe miq te ngushte austriake qe nder vite kane mbeshtetur Shqiperine dhe shqiptaret. Ne kete ceremoni e cila zhvillohej ne perkujtim te lumturimit te Nene Terezes dhe ne kuader te heqjes se vizave per Shqiperine personalitete te larta te politikes austriake i percollen Kryetares se Kuvendit znj. Jozefina Topalli pergezimet me te mira per ndryshimet e pabesueshme qe Shqiperia ka bere gjate ketyre viteve. Ne fjalen e saj Topalli si e ftuar nderi pershendeti perzemersisht te pranishmit duke shprehur njekohesisht edhe mirenjohjen per kete nder te vecante qe i behet vendit tone me ane te aktivitetit Dita Shqiptare. Gjate vizites ne Austri Kryetarja e Kuvendit ka zhvilluar takime te vecanta me kreret me te larte te shtetit austriak. Fillimisht ajo ka zhvilluar nje takim me Presidentin e Republikes se Austrise Heiz Fischer me te cilin u diskutua gjeresisht per progresin e reformave ne Shqiperi situaten ekonomike si dhe procesin e integrimit evropian. Ne vijim te vizites zhvilloi takim me ministrin e Puneve te Jashtme te Austrise Michael Spindelegger dhe ish-Kancelarin austriak Wolfgang Schussel. Kryeparlamentarja u prit gjithashtu ne nje takim te ngrohte e te perzemert nga homologia e saj austriake Barbara Prammer. Ne kete takim Kryetarja e Kuvendit ftoi homologen e saj austriake znj Prammer per nje vizite ne Kuvendin e Shqiperise.
Ne kete takim ishin te pranishem politikane ambasadore analiste per te ndjekur kete leksion ku Kryetarja e Kuvendit shoqerohej nga ish-Kancelari Schussel. Kjo eshte hera e pare qe nje politikane shqiptare ftohet ne Institutin e Politikave te Jashtme Austriake.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›