E Shtunë, 31 Tetor 2026

Remonti, Fieri 4 ditë në terr



FIER- Prej katër ditësh, qyteti i Fierit ndodhet në terr, ndërkohë që është paralizuar puna e administratës dhe i bizneseve. Burime zyrtare brenda OSSH-së bënë të ditur se bëhet fjalë për remont të linjave. Situata e përditshme ka vijuar deri në orën 16:00, ndërsa gjatë ditës në qytet janë dëgjuar vetëm zhurmat e gjeneratorëve. Mungesën e energjisë e kanë ndierë më së shumti edhe zyrat e gjendjeve civile dhe kartave të identitetit, të cilat këto ditë kanë fluks nga aplikimet e emigrantëve për pasaporta dhe karta. Sipas përgjegjëses së zyrës së gjendjeve civile në Fier, Arta Prifti, në të gjitha zyrat e 4 rajoneve të qytetit mungon energjia elektrike nga ora 09:00-16:00. Punonjësit janë detyruar të punojnë pas orës 16:00, në mënyrë që të mos krijohet kaos për shkak të fluksit të emigrantëve. “Ne kemi njoftuar OSSH që të paktën zyrat e gjendjes civile të punojnë, pasi ky është piku i ardhjes së emigrantëve, por deri tani kërkesa jonë ka rënë në vesh të shurdhët”, u shpreh Prifti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›