“Remzi Hoxha” Avokatët e Kumbaros kërkojë përjashtim të trupit gjykues
Autori i Lajmit: RedaksiaAvokati i Ilir Kumbaros, të akuzuar për zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha, ka kërkuar në seancën gjyqësore largimin nga trupi gjykues të kryetarit të këtij trupi, Xhelal Elezi. Burime nga gjykata bënë të ditur se avokati Bledar Fejzo e ka arsyetuar këtë kërkesë, pasi sipas ligjit, kryesuesi i trupit gjykues ka dhënë një seancë më parë masën e sigurisë arrest në burg për Kumbaron dhe për këtë arsye nuk mund të vazhdojë të gjykojë sërish këtë çështje. Kështu pas kësaj kërkese, trupi gjykues vendosi të mbyllë këtë seancë dhe të vendosë një datë tjetër për zhvillimin e saj ku do të jepet edhe përgjigjja e kërkesës së mbrojtësit të Ilir Kumbaros. Ndërkohë, një seancë më parë Gjykata për Krimet e Rënda dha për Kumbaron masën e sigurisë arrest në burg pas vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila e la të lirë me arsyetimin se kishte përfunduar afati i paraburgimit për të akuzuarin për zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha. Në këtë proces, të pandehur janë edhe ish-shikasit Arben Sefgjini, Budion Meçe dhe Avni Koldashi.
Ky lajm është publikuar: 23/12/2009