"Remzi Hoxha, arrest shtëpie për ish-shikasit"
Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Arben Sefgjini, i akuzuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha 11 vjet më parë, rrezikon arrest shtëpie. Bashkë me Sefgjinin, Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka kërkuar gjykatës të vendosë të njëjtën masë edhe për dy ish-shikasit e tjerë: Budjon Meçen dhe Avni Koldashin. Në pamundësi për arrestimin e të pandehurve, për shkak se e kanë kryer kohën e paraburgimit në vitin 2003, prokurori Xhevat Hana e ka parë të arsyeshme të marrë masa shtrënguese për tre të akuzuarit, pasi ekziston mundësia reale të largohen jashtë Shqipërisë. Vetëm pak ditë më parë, me kërkesë të prokurorit Hana, Gjykata e Krimeve të Rënda ka shpallur në kërkim ndërkombëtar të pandehurin e katërt të kësaj dosjeje, Ilir Kumbaro.
"Kontrolloni ish-shikasit"
Prokuroria e Krimeve të Rënda deklaron se ekzistojnë të gjitha mundësitë që të akuzuarit për rrëmbimin dhe torturimin e Remzi Hoxhës të largohen jashtë vendit, për shkak të lidhjeve që ata kanë. Për këtë arsye, i ka kërkuar gjykatës masë shtrënguese ndaj Sefgjinit, Koldashit dhe Meçes, me qëllim parandalimin e ndonjë "arratisjeje" të mundshme. Disa ditë më parë, kryeprokurorja Ina Rama, në një dalje publike, do të deklaronte se së shpejti pritet të merren masa shtrënguese ndaj të pandehurve për dosjen "Remzi Hoxha". Dhe kështu ndodhi. Prokuroria e Krimeve të Rënda e ka parë të arsyeshme të mbajë nën masën arrest shtëpie tre ish-shikasit, duke u bllokuar atyre të gjitha dokumentet. Edhe pse në poste të rëndësishme shtetërore, duke qenë se Arben Sefgjini është drejtori i përgjithshëm i Tatimeve, organi i akuzës e ka parë të arsyeshme të kërkojë ndalimin e tij në shtëpi. Burimet nga kjo prokurori nuk deklarojnë nëse tre ish-shikasit kanë tentuar apo jo të largohen nga Shqipëria. Megjithatë, në rastin e Sefgjinit ekzistojnë të gjitha mundësitë të largohet "për punë" jashtë vendit, duke qenë se është kreu i Tatimeve.
Sot, shqyrtimi i kërkesës
Dorëzimi i dosjes penale për gjykim dhe moscaktimi i masës së sigurisë "arrest me burg" për tre të pandehurit është bërë për shkak të mbarimit të afateve të paraburgimit në vitin 2003, kur të pandehurit janë arrestuar për herë të parë, për veprën penale të rrëmbimit të shtetasit kosovar Remzi Hoxha, por që nuk përfundoi procesi me këtë vepër penale. Sipas burimeve nga prokuroria, me dorëzimin e kërkesës penale për caktimin e masës së sigurisë ndaj tre të pandehurve, gjyqtari i gatshëm i togave të zeza të Gjykatës së Krimeve të Rënda ka caktuar datën e shqyrtimit të kësaj kërkese dhe të shprehet me një vendim. Sot në orët e paradites pritet të shqyrtohet kërkesa e prokurorisë.
Ndërkohë, gjyqtari Xhelal Elezi, bashkë me anëtarët e tjerë caktoi datën e 15 majit, si ditën kur do të fillojë shqyrtimi gjyqësor i dosjes për rrëmbimin e shtetasve Ziso Kristopuli, Avdyl Loshaj dhe Remzi Hoxha, trupi i të cilit ende nuk është gjetur. Me caktimin e datës së gjyqit, gjyqtari i Xhelal Elezit u dërgoi fletë-thirrje katër të pandehurve që do të gjykohen pranë kësaj gjykate, duke i kërkuar të paraqiten mëngjesin e 15 majit në gjyq. Pritet që për herë të parë në këtë datë do të dalin para togave të zeza të pandehurit e kësaj dosjeje, Arben Sefgjini, Budion Meçe dhe Avni Koldashi, ndërsa Ilir Kumbaro mësohet se do të gjykohet në mungesë, pasi nuk dihet vendndodhja e tij.