Vjedhjet, pranga gjashtë personave
Gjashtë persona përfunduan në pranga gjatë 24 orëve të fundit, pasi akuzohen për vjedhje të ndryshme. Burimet policore të kryeqytetit thanë se pranë Komisariatit Nr. 1 Tiranë, mbi bazën e një kallëzimi mbi vjedhjen e një motorin tip "Yinhong", 49 cc, me targa TR227E, u mundësua identifikimi i autorit të mitur Markelian. C, 11 vjeç, i cili u kap në rrugën "Myslym Shyri" me motorin e vjedhur. Ndërkohë, nga Komisariati Nr. 3 u bë arrestimi i Dushnik Lepurit, 26 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje. Arrestimi i tij u bë pasi te sheshi "Austria" dyshohet se ka vjedhur 4 mijë lekë. U krye edhe arrestimi i Edmond Lilajt, 41 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje. Arrestimi i tij u bë nga Komisariati Nr. 4, sepse të enjten, te tregu industrial në rrugën "5 Maji", ka vjedhur në dyqan 10 mijë euro. Policia tha se ka arrestuar edhe një të kërkuar nga Fieri. Policia tha se u kap Sokol Hoxha, 34 vjeç, pasi ishte shpallur në kërkim për vjedhje me anë të mashtrimit. Ndërkohë, për një vjedhje banese, të ndodhur më datë 13 gusht 2007, nga puna e bërë rezulton se autor është Et‘hem Bastri Hademi, 26 vjeç, lindur në Kosovë dhe banues në Babrru. Po për këtë vepër penale, Seksioni i Luftës Kundër Vjedhjeve arrestoi edhe Emiliano Astrit Hoxhën, 23 vjeç, pasi dyshohet për një tjetër vjedhje.