"Rrëmbimi i Hoxhës, Loshajt dhe Kristopulit është politik"
Motivacioni i rrëmbimit dhe torturës ndaj Remzi Hoxhës, Avdyl Loshajt dhe Ziso Kristopulit është politik. Prokuroria e Përgjithshme deklaron se tre viktimat dyshoheshin nga agjenturat e SHIK-ut në vitin 1995 si agjentë të Shërbimit Sekret Jugosllav, që kryenin shërbimin në vendin tonë. Faktet janë servirur nga vetë të arrestuarit e çështjes, kryesisht nga Avni Koldashi, i cili ka firmosur në procesverbalet e marrjes në pyetje se janë urdhëruar për shoqërimin në dhomat e izolimit të tre të dyshuarve. Burimet nga grupi hetimor deklarojnë se Koldashi ka "bashkëpunuar" me prokurorinë, duke zbardhur edhe misteret e dosjes, e cila endej prej më shumë se 13 vitesh në sirtarët e policisë dhe prokurorisë. Ai ka firmosur se ka marrë urdhër nga drejtuesit e SHIK-ut në Tiranë, Arben Sefgjini dhe Budjon Meçe, për shoqërimin e Remzi Hoxhës për në Vain të Lezhës. Por, në dëshminë në prokurori ka mohuar të ketë shkelur ligjin, pasi thjesht ka zbatuar një urdhër.
Një dëshmi tjetër është siguruar nga prokuroria, e cila hedh dritë për motivin e rrëmbimit të tre personave nga SHIK-u. Është vetë i dëmtuari Avdyl Loshaj, i cili ka pohuar se është arrestuar në muajin tetor 1995 në Qytetin Studenti, afër godinës 24. "Ka qenë edhe një person grek, e çfarë ka bërë ai në trupin tim, vetëm kur të vijë dita ndonjëherë që të dal edhe unë para gjyqit mund ta faktoj... Bëhej fjalë për atentate ndaj Zef Brozit, kryetarit të Gjykatës së Kasacionit, Prelë Martinit, kryetarit të Gjykatës së Apelit, gjoja se ne kishim bërë atentate. Thuhej se kisha bashkëpunuar me Remzi Hoxhën për atentatin e Gligorvit në Maqedoni", ka rrëfyer Loshaj.