E Diel, 1 Nëntor 2026

"Remzi Hoxha", nuk pranohet dëshmitarja kryesore

Gjyqi për zhdukjen e Remzi Hoxhës, biznesmenit shqiptaro-maqedonas, ka vijuar dje me pyetjen e një dëshmitareje, të konsideruar si kryesore nga prokuroria. Didika Kërçini është paraqitur në sallë, ndërsa trupi gjykues verifikoi identitetin e saj. Si për "çudi", rezultoi se dëshmitarja nuk quhej Didie, por Ruzhdie, ndërsa ajo vetë nuk u pranua të jepte versionin për ngjarjen. Sipas prokurorisë bëhet fjalë për një ngatërresë, pasi dëshmitarja mbante dy emra, emrin e pagëzimit dhe emrin në gjendjen civile. Akuza thotë se dëshmitarja do të thirret sërish për të dëshmuar pasi është një nga personat që ka parë punonjësit e SHIK-ut teksa rrëmbenin nga punishtja e duraluminit Hoxhën. Dje është saktësuar edhe realizimi i videokonferencës me dëshmitarin dhe viktimën e Avdyl Loshajn, i cili gjendet në shtetin e Holandës. Gjykata i ka kërkuar ekspertëve të "Albtelekomit" mundësimin sa më shpejt të një gjëje të tillë.

S.Ç

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›