E Diel, 1 Nëntor 2026

Shëndetësia: denonconi rastet e korrupsionit

Denonconi rastet kur u kërkohet para në këmbim të shërbimit shëndetësor. Mitmarrja, gabimet mjekësore, apo çdo parregullsi që vërehet në spital duhet të denoncohet. Kjo ka qenë "kolona zanore" e djeshme e Ministrisë së Shëndetësisë, menjëherë pas marrjes së masës me "arrest shtëpie" për punonjësit e shëndetësisë në spitalin "Koço Glozheni".

"Ministria e Shëndetësisë dënon aktin e tre mjekëve dhe dy infermierëve të maternitetit "Koço Glozheni" nën akuzë për korrupsion dhe gjendet në krah të gjithë pacientëve që kanë kurajën qytetare për të denoncuar fenomene të korrupsionit në sistemin tonë shëndetësor", ka deklaruar dje zyrtarisht Ministria e Shëndetësisë. Duke respektuar pavarësinë e organeve gjyqësore në një hetim të sapofilluar dhe duke dashur të jetë kontribuuese dhe jo gjyqtare në këtë proces, Ministria e Shëndetësisë ka shprehur dje vendosmërinë dhe vullnetin e saj të palëkundur për të çmuar deri në fund reformat në gjithë sistemin tonë shëndetësor, plagë e të cilit është dhe korrupsioni dhe mitmarrja e bluzave të bardha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›