E Diel, 1 Nëntor 2026

"Rosman-Lala", biznesi i ri i Altin Lales

Altin Lala do të hapë në bashkëpunim edhe me "Drogeriemarkt-Kette Rossman", një kompani gjermane që operon me sukses në tregun e produkteve bio (xhiro vjetore 3.2 miliardë euro), një dyqan në Tiranë. Dirk Rosman, një nga biznesmenët më të njohur gjermanë dëshiron me futbollistin profesionist të Bundeslgiës, Altin Lala të pushtojë tregun shqiptar. Partneri i ri i biznesit të Dirk Rosman mban nofkat si "xhuxhi luftarak" apo "pastruesi". Gazeta gjermane "Bild" e renditi lojtarin e kombëtares shqiptare, Altin Lala (32 vjec) në vendin e pestë të lojtarëve të padëshiruar në Bundesligë. "Me kostum e kravatë, - shkruan sajti gjerman ëelt.de, - dhe vetëm 1.72 metra mbrojtësi i peshës së lehtë duket shumë miqësor dhe aspak i dëmshëm". L
ala së bashku me Dirk Rosman do të hapë në vjeshtë e këtij viti në Shqipëri një dyqan për shitjen e produkteve bio. Firma është ndërtuar dhe ajo quhet "Rosman&Lala". "Në këtë vend gjithcka ka filluar të lëvizë. Në disa vite mund të fitosh para, por duhet njohësh edhe mënyrën se si funksionojnë dyqanet lokale", - thotë Rosman.
Ja dhe detyra që do të bëjë Altin Lala. "Unë njoh shumë njerëz në Shqipëri", - thotë ai. Dyqanesh bio nuk ka ende në Shqipëri, cmimet do të jenë gati 20 për qind më shumë se në Gjermani. Kështu që produktet gjermane në vendin me tre milionë banorë do të vlerësohen shumë. Rosman është një nga të parët tregëtarë nga Gjermania përëndimore në vendin e varfër buzë Adriatikut.
Rrjeti "Drogeriemarkt-Kette Rossman" aktualisht është i shtrirë në dhjetë vende europiane si në Gjermani, Austri, Zvicës, Britani e Madhe, Slovaki, Greqi, Spanjë, Sloveni, Belgjikë e Holandë, ku ka 105 mijë pika shitje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›