Skite italiane ne zi vdes 17-vjecarja

Një skiatore 17-vjeçare italiane, Simona Senoner ndërroi jetë për shkaqe natyrore mëngjesin e sotëm në Gjermani. Ajo konsiderohej si një prej shpresave më të mëdha të së ardhmes të skive italiane.
Një pjesë e skuadrës është tërhequr nga gara ku duhet të merrte pjesë, në shenjë dhimbjeje për ngjarjen. Simona u ndie keq gjatë mëngjesit, përpara se të niste provat dhe vdiq brenda pak minutash. Dyshohet se ajo u godit nga një infarkt.