Shkodër, 57-vjeçarja u vra nga kushëriri
Shkodër- Viktima e krimit të sotëm në Shkodër u ekzekutua me pistoletë nga kushëriri i bashkëshortit. Sipas burimeve të policisë, Marije Brozit 57-vjeçe, banuese në Laç të Vaut të Dejës, u vra nga 58-vjeçari Ndoc Brozi, i cili është shpallur në kërkim nga policia.
Mësohet se shkak ka qenë vdekja e nënës së autorit të krimit, për të cilin ky i fundit kishte akuzuar 57-vjeçaren, si përgjegjëse.
Lidhur me këtë ngjarje, Ndoc Brozi që në atë kohë ka qenë në Greqi ka akuzuar gruan e kushëririt të tij, Marijen, dhe pse nuk kishte asnjë fakt që e fajësonte atë. Mësohet se Ndoc Brozi me të ardhur nga Greqia ka kërkuar informacion lidhur me vetvrasjen e nënës së tij dhe i ka thënë Marijes, por dhe të afërmve të tjerë se kishte parë në ëndërr nënën që i kishte thënë se më ka vrarë Marija.
Megjithë faktet që dëshmonin të kundërtën, ai nuk është bindur dhe një ditë më parë viktima Marije Brozi , në prani dhe të të afërme të tjerë të dy familjeve është betuar në kishë se nuk kishte asnj lidhje me vdekjn e e Dake Brozit.
Sot ai ka dërguar bashkëshorten për të thërritur viktimën dhe e ka vrarë me pistoletë pas koke, në sy të gruas dhe fëmijëve të tij. Më pas ai është larguar nga vendi i ngjarjes.
Grupe të policisë janë duke bërë krehjen e zons malore rreth vendit të ngjarjes dhe ushtruar kontrolle dhe në zona të tjera si Mnela, Korthpula etj, ku autori mundet të ketë lëvizur.