E Diel, 1 Nëntor 2026

Sondazhi online, Brad Pitt, babai me seksi

Kalojnë vitet, por ai vazhdon të qëndrojë në majë të klasifikimeve botërore. Brad Pitt është zgjedhur së fundi babai më seksi.

Zgjedhja është bërë pas një sondazhi të publikuar në web, ku votuesit e shumtë kanë zgjedhur në krye të listës së baballarëve pikërisht bashkëshortin e Angelina Jolie.

Në vendin e dytë renditet një tjetër biond: David Beckham, i cili i ka rrëmbyer medaljen e argjendtë Jonny Depp, aktorit të njohur, që sipas klasifikimit të votuesve është renditur i treti.

Në radhë më pas, vijnë të tjerë aktorë të njohur, që sigurisht kanë fansët e tyre të shumtë që i ndjekin me kureshti në cdo paraqitje që bëjnë. Will Smith, Matt Damon, Ryan Philippe, Ben Affleck, Joel Madden, Seal e Patrick Dempsey, janë emrat që janë vlerësuar më shumë, pas tre të parëve.

Jashtë listës së dhjetëshes më të mirë ka mbetur Barack Obama, që renditet i 11-ti, pasur nga Gavin Rossdale, dhe Tom Cruise, në vendin e 13-të.

Tobey Maguire, edhe pse aq i pëlqyer në rolin e tij si Spider Man në ekranin e madh të kinemasë nuk ka arritur të kapë vendet epara të klasifikimit. Ai është renditur i 14-ti. Por kaq edhe më keq, në fund të listës është Mark Consuelos.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›