E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, kongresi refuzon paketën 700 mld $

 

Masa pas dështimit të planit të qeverisë amerikane për daljen nga kriza. Kandidatët për president komentojnë situatën

“Çmenden” bursat amerikane, Dow Jones bie 778 pikë, rënia më e madhe në histori

Paketa prej 700 miliardë dollarësh për shpëtimin e tregjeve financiare dështoi në votimin në dhomën e përfaqësuesve në SHBA. Jo demokratët por pikërisht disa prej republikanëve lanë të dështojë kompromisi i negociuar. Pasojat ishin shkatërrimtare. Bursa e Ëall Street reagoi e shokuar. Indeksi Doë Jones shënoi një humbje prej 700 pikësh, për të rënë në nivelin më të ulët në historinë e bursës amerikane. Përballë tronditjes së shkaktuar në bursë pas votimit, dhoma e përfaqësuesve vendosi mbajtjen e një votimi të ri të ditën e enjte (2.10.).

Ishte një votim për të cilin që në fillim nuk ishte e qartë nëse paketa e ndihmës prej 700 miliardë dollarësh do të siguronte një shumicë. E megjithatë frika ishte e madhe kur zëdhënësja e dhomës së përfaqësuesve bëri të ditur rezultatin "205 vota pro, 228 vota kundër. Ligji refuzohet." Pasi bursianët kishin ndjekur të pasigurt votimin nisi një pikatë e fortë në bursën e Ëall Street. Më shumë se 7 për qind humbi indeksi Doë Jones. Vetëm pas rihapjes së bursës dhjetë ditë pas atentateve të 11 shtatorit 2001 ka qenë më e rëndë rënia e kurseve. Të trembur parlamentarët u vunë në kërkim të fajtorëve. Nën trysni të fortë e panë veten në rradhë të parë republikanët nga të cilët vetëm një e treta kishte votuar pro paketës së shpëtimit. Por këta bënë zëdhënësen demokrate Nancy Pelosi përgjegjëse për rezultatin. John Baynor, kryetari i fraksionit republikan në dhomën e përfaqësuesve u shpreh: "Pas një fjalimi shumë të njëanshëm krahasuar me mënyrën se si kishim punuar bashkë për këtë ligj morën fund të gjitha shpresat tona për t'i bindur disa nga 12 deputetët republikanë të votonin pro ligjit." Por Nancy Pelosi kishte folur vetëm për shkaqet e krizës së tregjeve financiare duke sulmuar republikanët: "Ata kanë thënë se janë avokatët e tregut të lirë. Përfaqësues të një mentaliteti sipas të cilit gjithçka është e mundur, pa rregullim, pa mbikëqyrje, pa disiplinë." Për qeverinë Bush pas vendimit të dhomës së përfaqësuesve e mori i pari fjalën ministri i financave Henry Paulsen dhe kërkoi të hartohej bashkërisht diçka që të funksiononte. Por kjo nuk është e lehtë të vihet në jetë pasi aktualisht nuk ka aktorë vërtet të fortë në këtë lojë miliardëshe. Krahas bursës dhe ekonomisë, lista e humbësve është e gjatë: në krye të saj është presidenti Bush i cili konsiderohet si një personalitet pa influencë në këtë proces. Tetë herë ka kërkuar ai mbështetjen e parlamentit në fjalimet publike dhe pas dështimit në dhomën e përfaqësuesve, për herë të nëntë deklaroi: "Ne do të hartojmë një strategji e cila do të na japë mundësi të ecim përpara."

Edhe kandidati republikan për president John McCain bën pjesë tek humbësit. Ai kishte ushtruar trsyni për bisedimet por edhe ai nuk pati sukses: "Unë kam punuar shumë për të luajtur një rol konstruktiv, për t'i ulur të gjithë në një tryezë. Tani plani është mjaft i përmirësuar..." Por projekt-ligji dështoi. Edhe kandidati demokrat Barack Obama i cili deri tani ka patur një qëndrim të tërhequr në negociata i bëri thirrje parlamentarëve: "Demokratë, republikanë, ka ardhur koha të bëni atë që duhet bërë." Ndoshta të enjten mund të jepet mundësia për këtë pasi pritet që atëherë të gjithë pjesëtarët e dhomës së përfaqësuesve të ndërpresin sërisht fushatën elektorale dhe të mblidhen në Uashington për të votuar sërish për ligjin e ndryshuar vetëm pak.

Kriza financiare ul çmimin e naftës

Çmimet e naftës kanë vazhduar të bien për shkak të frikës se kriza financiare po përhapet e mund të dëmtojë edhe më tej ekonominë globale. Çmimi i naftës së papërpunuar ra më shumë se 8 dollarë duke shkuar nën 100 dollarë në tregun e aksioneve sot në Nju Jork. Disa investitorë thonë se janë të shqetësuar për planin qeveritar amerikan prej 700 miliardë dollarësh që synon të shpëtojë institucionet financiare në krizë. Ata thonë se edhe nëse plani parandalon një shkatërrim të plotë të sistemit financiar amerikan, ai mund të mos i japë ekonomisë nxitjen e mjaftueshme për të rritur kërkesën për naftë. Çmimet e naftës së papërpunuar arritën çmimin e lartë rekord prej 147 dollarësh për fuçi në korrik, por që atëherë kanë rënë me rreth një të tretën.

Bie vlera e aksioneve në Azi

Çmimet e aksioneve në rajonin aziatik ranë pas mosaprovimit të votës së Kongresit në Ëashington. Indeksi Nikkei në Tokio ra me shifrën 4.6% në pjesën e parë të ditës. Në Hong Kong, çmimet e aksioneve ranë me më shumë se 5%. Rënie të ngjashme pati edhe në Australi dhe në Zelandën e Re. Në Neë York indeksi Doë Jones ra me shifrën 7%.

Kriza financiare godet banka të tjera në SHBA dhe Evropë

Shtetet e Bashkuara dhe disa vende europiane po përpiqen të ndalin falimentimin e bankave të tjera të mëdha si pasojë e krizës financiare globale. Zyrtarët amerikanë ndihmuan sot për të shpëtuar një nga bankat më të mëdha të vendit, duke thënë se falimentimi i saj do të kishte pasoja serioze mbi ekonominë.

Agjencia Federale për Sigurimin e Depozitave, FDIC, tha se banka në fjalë – Ëachovia Corporation – ka pësuar humbje të ndjeshme në kreditë e dhëna prej saj që kapin 312 miliard dollarë. Në bazë të marrëveshjes të realizuar me ndërhyrjen e agjencisë FDIC, grupi financiar Citigroup do të marrë nën kontroll llogaritë e Ëachovia-s dhe do të absorbojë borxhin e saj prej miliarda dollarësh.

Qeveria britanike njoftoi se do të nacionalizojë bankën Bradford and Bingley që jep kredi për prona të patundëshme duke marrë përsipër kredi shtëpish me një vlerë prej 75 miliard dollarësh. Sektori i kursimeve të kësaj banke, i cili ka llogari klientësh me një vlerë prej 40 miliard dollarësh, do t’i shitet firmës gjigande bankare spanjolle Santander.

Dje, Belgjika, Luksemburgu dhe Holanda vunë në dispozicion më shumë se 16 miliard dollarë për gjigantin e financave dhe të sigurimeve Fortis, fitimet e të cilit kanë rënë ndjeshëm gjatë vitit të kaluar.

Bush paralajmëron ndaj dëmeve për ekonominë

Presidenti i SHBA-së Xhorxh Bush i ka bërë thirrje sërish Kongresit të japë dritën e gjelbër për planin e shpëtimit për sektorin bankar. Pasojat në rastin e një refuzimi do të ishin të rënda dhe afatgjata për ekonominë, tha Bush në Uashington. Bush theksoi si paketa e shpëtimit nuk ka dështuar pasi procesi legjislativ nuk është mbyllur ende. Të hënën dhoma e përfaqësuesve votoi me shumicë kundër planit të kontestuar të shpëtimit. Para së gjithash deputetë nga partia republikane e presidentit Bush e refuzuan planin. Bursat europiane reaguan relativisht të qeta ndaj refuzimit të paketës së shpëtimit dhe rënies dramatike të kurseve në bursën e Wall Street. Vërtet pas hapjes së bursave pati për kohë të shkurtër minus por gjatë ditës kurset e morën sërisht veten. Tendenca ishte negative në Japoni, Rusi dhe Australi.

Qeveritë europiane shpëtojnë bankën Dexia

Pas valës së falimentimeve të bankave në SHBA gjithnjë e më shumë institucione europiane kredie po përfshihen në vorbullën e krizës. Financuesi belgo-francez i pasurive të patundshme Dexia do të marrë një ndihmë financiare prej 6,4 miliardë eurosh. Sipas të dhënave të qeverisë në Bruksel paratë vijnë nga Belgjika, Franca dhe Luksemburgu. Të hënën qeveritë e Hollandës, Belgjikës dhe Luksemburgut shpëtuan nga falimentimi koncernin financiar Fortis përmes një shtetëzimi të pjesshëm. Në Britani të Madhe qeveria bleu pjesë të bankës së hipotekave në rrezik falimentimi Bradfordßamp;Bingley.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›