E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rëndësia e Sindikatave, ISCOS Marche, nis fushatën sensibilizuese në Shqipëri



ISCOS Marche, Instituti i bashkëpunimit ndërkombëtar i Cisl Marche-s, ka nisur fushatën sensibilizuerse për rëndësinë e sindikatave edhe në vendin tonë. Cisl-i është një ndër organizatat më të rëndësishme sindikale italiane që ka bashkëpunuar me dy Konfederatat sindikale BSPSH dhe KSSH, që prej themelimit të tyre. ISCOS Marche është organizata e bashkëpunimit ndërkombëtar përmes së cilës Cisl-i i Marche-s vepron për të mbështetur sindikatat e punëtorëve dhe organizatat e shoqërisë civile në veprimtarinë e tyre për nxjerrjen në pah të drejtësisë shoqërore dhe për zhvillimin e qëndrueshëm dhe shoqërisht të drejtë e të pranueshëm. Në këtë kuadër, ISCOS Marche ka rreth 20 vjet që angazhohet në nisma bashkëveprimi në shtete të ndryshme të botës. ISCOS Marche ka që prej vitit 2002 që është aktive në Shqipëri dhe ka realizuar projekte të ndryshme me qëllim modernizimin e sistemit të pikës së takimit midis kërkesës dhe ofertës për punë. Në mënyrë të veçantë ajo ka mundësuar realizimin e një programi informatik “job matching” për Zyrat e Punës (Shërbimi Kombëtar i Punësimit) të Prefekturës së Durrësit.

26 Nentor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›