E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masterat e Ekonomikut, pikët e konkursit për 574 kandidatët



Jonida Tashi

Publikohen pikët që kanë marrë në testin special të pranimit, 574 kandidatët që kanë aplikuar për të vijuar Masterin pranë Fakultetit Ekonomik të Tiranës. Gazeta boton sot listën që ka afishuar dje Fakulteti Ekonomik, me emrat dhe rezultatet e konkursit për të gjithë aplikuesit për Master. Nga rezultatet e nxjerra vihet re se asnjë prej kandidatëve konkurrues nuk ka mundur të sigurojë numrin maksimal të pikëve në këtë provim, që është 60. Menjëherë pas shpalljes së këtyre rezultateve, të cilat kanë edhe peshën më të madhe të pikëve, për të fituar të drejtën e vijimit të Masterit të Nivelit të Dytë (MND) në Ekonomik, do të vazhdohet me fazën e fundit të procesit të përzgjedhjes që është intervistimi i kandidatëve. Për këtë, në departamentet e fakultetit që ofrojnë programet e studimit “Master i Nivelit të Dytë”, do të ngrihen komisionet e posaçme që do të kryejnë verifikimin e dosjeve të kandidatëve, pikët që ata kanë marrë në testin special të pranimit si dhe do të bëjnë intervistimin e kandidatëve. Më tej, pas përfundimit të këtij procesi do të vazhdohet me atë të regjistrimit të kandidatëve fitues, për të cilin ende nuk është përcaktuar ndonjë afat konkret se kur do të realizohet, pasi gjithçka do të varet nga kohëzgjatja e procesit të shqyrtimit të dosjeve dhe intervistimit.

26 Nentor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›