E Diel, 1 Nëntor 2026

Mësuesi vretë veten me çifte

05/05/2005  I gjendet në trup një letër, enigmë motivet

BERAT - I ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike mesuesi 53-vjeçar Reshat Rodhe, babai i dy fëmijëve të mitur, banor i fshatit Parangua, i komunës Otllak, 3 km në veri të qytetit. Në vendngjarje ju gjet edhe një letër, nëpërmjet së cilës viktima paralajmëronte aktin.

Ngjarja

Familjarët kanë dëgjuar të parët të shtënën e armës në verandën e shtëpisë, në orën 05.00 të mëngjesit të djeshëm dhe kanë dalë për të parë se çfarë ka ndodhur. Në moment janë gjendur para një tragjedie të vërtetë. Kryefamiljari i tyre i kishte dhënë fund jetës, duke u vetëvrarë me një plumb në zemër.

Më pas, po vetë familjarët, e kanë dërguar në spital njeriun e tyre, por çdo gjë ka qenë e kot, pasi 53- vjeçari kishte vdekur në momentin që kishte qëlluar veten.

Mjekët thanë se viktima kishte vdekur që në momentin që është plagosur apo ndoshta edhe rrugës, duke ardhur në spitalin rajonal. Po këto burime thanë për gazetën se viktima ka marrë një plumb në drejtim të zemrës nga një armë gjahu e qëlluar në afërsi.

Sipas mjekëve, vetë hapësira e plagës të krijuar në drejtim të zemrës tregon goditjen nga afër dhe gjetja e shumë saçmeve në trup tregon edhe llojn e armës që viktima është qelluar, po mjekët e urgjencës kanë dërguar në morgun e spitalit trupin e pajetë të viktimës, ku dhe i është nënshtruar një autopsie ligjore. Më pas trupi i pajetë i mësuesit është marë nga morgu i spitalit nga familjarët dhe të afërmit e tij për t’u parcjell më pas për në banesën e fundit.

Po në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe grupi i prokurorëve të rrethit të Beratit, që kanë këqyrur vendngjarjen dhe kanë parë nga afër zbatimin e procedurave ligjore, duke kryer edhe vetë të njëjtat veprime në ndihmë të policisë dhe çështjes për zbardhjen e ngjarjes.

Policia

Po nga burimet spitalore ka mësuar lajmin edhe policia, e cila ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes së bashku me ekspertët e saj dhe me mjekun esperto-ligjor, të cilit pas këqyrjes të vendit të ngjarjes, kanë kryer edhe procedurat e para ligjore, si dhe kanë fotografuar vendin ku është vetëvrarë mësuesi dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale gëzhojnë dhe armën, me të cilën u krye krimi.

Po dje, ekspertët e policisë kanë marrë në hetim paraprak familjarët, bashkëshorten, dy fëmijët dhe të afërmit e 53-vjeçarit, që janë gjendur për momentin në shtëpinë e viktimës, të cilit kanë treguar vetëm ngjarjen që kanë parë me sytë e tyre, apo kanë dëgjuar për vrasjen.

Burime policore bënë të ditur se në trupin e viktmës u gjet një letër e shkruar e nënshkruar prej viktimës.

“Do të vras veten”, ishin fjalët e pakta të letrës e cila mbyllej me nënshrkimin e mësuesit.

Ndërsa ende policia nuk ka dalë me versionin zyrtar se cili ishte motivi që deryroi mësuesin që arriti t’i jepte fund jetës.

Sipas këtyre burimeve të policisë, që shkuan në vendin e ngjarjes, 53 vjeçari për të kryer krimin ndaj vetes ka përdorur armën e tij (çiften), që e kishte me leje nga policia.

Baxhanaku

“Kishte ditë që rrinte i tërhequr”

Në shtëpinë e viktimës në fshatin Parangua, sipas të afërmve të viktimës, mësuesi kishte zbritur gati dy vjet më parë nga fshatrat e thella të rrethit të Gramshit, nga fshati Hulovë, që është në kufi me Beratin rrëzë malit të Tomorit. Ishte vendosur me shtëpi në këtë fshat dhe kishte mëse një vit që punonte mësues në fshatin Zhitom, fshat i komunës Velabishtë. Reshati kishte 30 vjet mësues dhe nihej për njeri i rregullt dhe i patrazuar me të tjerët, ai shikonte gjithmonë punën e tij, ndërsa ishte njëri që të respektonte.

Baxhanaku i tij, Bujar Hysi, tha për gazetën se “unë isha me mësuesin në mbasditen e 48 orëve më parë dhe se nuk kuptova gjë në fakt i kisha vënë re se ditët e fundit rrinte paksa i tërhequr në vete veten e tij, por që ta kuptoje duhej t’i vihej mirë re mua kjo më kishte rënë në sy këto ditë, por thosha me vete se ndoshta e ka nga lodhja, pasi disa herë më thoshte se lodhesh shumë në punë. Në mëngjesin e djeshëm, unë isha te një njeriu im, që e ka shtëpinë afër dhe ende nuk isha ngritur nga gjumi, kur dëgjova të klithurat e një zëri gruaje. Në fillim doli miku im për të parë se ç’kishte ndodhur dhe ai u kthye menjëherë dhe më tha, ‘Ngrehu, se Reshati ka vrarë veten’. Ashtu me vrap shkuam atje dhe e gjetëm të shtrirë në dyshemen e verandës. Më pas e morëm dhe e shoqëruam për në spital me një makinë që u gjend në moment, por ai kishte vdekur në vend, pasi plumbi e kishte marrë në zemër”.

Bashëshortja

“Më tha se do të lahej, por vrau veten me çifte”

Ngjarja tragjike në familjen Rodhe ka ndodhur në mëngjesin e djeshëm rreth orës 05.30 minuta të mëngjesit. Sipas pohimeve të bashkëshortes në burimet policore, bashkëshorti i saj është ngritur më herët se ditët e tjera.

Ai tha gruas se po përgatitej për t’u larë.

“Isha në dhomën time kur dëgjova krismën e armës dhe ndryshe nga herët e tjera, që e kisha dëgjuar, këtë radhë bëri një tjetër zhurmë, pra krisma m’u duk si e mbytur në vetvete dhe menjëherë dola përjashta për të parë se çfarë ndodhi. Sa dola në verandën përpara shtëpisë, pashë të shtrirë burrin tim përmbys, të mbytur në gjak, nuk di se çfarë bëra. Thirra fortë fëmijët, që dolën me vrap, pasi edhe ata ishin në gjumë. Nga klithmat e mia dëgjuan komshinjtë dhe të afërmit e mi dhe të burrit dhe u mblodhën menjëherë aty. Sa e ktheva nga fytyra, pash se sytë i kishte të hapur dhe dukej si i gjallë, edhe pse vazhdonte t’i rrithte gjak nga trupi në pjesën e majtë. Unë e pashë që ai kishte vdekur që në moment, por nga që ishte ende i ngrohtë kishim shpresa se mos ishte ende i gjallë dhe kishte nevojë për ndihmë në këto kushte të afërmit e mi e dërguan në spital, por çdo gjë kishte qenë e kotë, pasi mjekët thanë se ai kishte vdekur në vend”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›