Renditja FIFA, Shqipëria zbret
• Kombëtarja shqiptare ka humbur një vend në renditjen re të publikuar nga FIFA për muajin mars.Kuqezinjtë e Ari Han janë tashmë në vendin e 74-t dhe kanë humbur vetëm një pozicion në raport me renditjen që u publikua një muaj më parë. Përsa i takon renditjes së FIFA-s, muaji mars nuk ka dhuruar ndryshime të mëdha. Në krye të klasifikimit nuk ka pasur lëvizje dhe treshja e parë nuk ka ndryshuar, Argjentina vazhdon të udhëheqë këtë listë, e cila ndiqet nga Brazili dhe Italia. Kuqezinjtë do të ndeshen më 21 mars me përfaqësuesen e Arabisë Saudite, ndërkohë që më 26 mars do të jenë në Tiraspol përballë skuadrës së Moldavisë dhe këto dy ndeshje miqësore do të krijojnë padyshim dhe një ide më të qartë mbi gjendjen e lojtarëve edhe Kombëtares sonë.