E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre paga shpërblim për “Telekomin”

• Gati një vit nga nënshkrimi i marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë turke "Calik Energie" për privatizimin e "Albtelekom", rreth 2 mijë punonjës të kësaj kompanie do të përfitojnë nga 3 paga shpërblim.ADI SHKEMBINë mbledhjen e djeshme të qeverisë, ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, ka çuar për miratim një projektvendim, i cili përcakton masën e shpërblimit për të gjitha kategoritë që do të përfitojnë nga privatizimi i kompanisë telefonike "Albtelekom". Por ky projektvendim është kundërshtuar nga ministri i Financave, Ridvan Bode. VendimiSipas draftit të çuar në qeveri nga ministri Genc Ruli, punonjësit e kompanisë do të përfitojnë nga tre paga mujore shpërblim, drejtuesit katër paga shpërblim dhe po katër paga do të përfitojnë drejtori i Përgjithshëm, anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës dhe grupit të negocimit të kontratës për blerjen e aksioneve të kësaj shoqërie. Sipas ministrit Ruli, "fondi i nevojshëm për këtë shpërblim, në vlerën 286.213.866 lekë, të përballohet nga të ardhurat e privatizimit të "Albtelekom" sh.a". Ndërkohë, në vendim thuhet se, shpërblimin do ta përfitojnë të gjithë punonjësit dhe drejtuesit që kanë qenë në marrëdhënie pune në datën e nënshkrimit të kontratës së blerjes së aksioneve të shoqërisë "Albtelekom". Kundërshtimi i BodesPor ministri i Financave, Ridvan Bode, ka dalë kundër këtij projektvendimi. Duke iu referuar bazës ligjore, mbi të cilën është hartuar ky projektvendim. Sipas kreut të Financave, duke iu referuar neneve 3 dhe 4 të ligjit "Për privatizimin", këto dy nene saktësojnë se të ardhurat nga privatizimi duhet të përdoren vetëm për trajtimin e punonjësve që dalin të papunë pikërisht nga procesi i privatizimit. "Baza ligjore e përdorur nuk justifikon propozimin e bërë. Nisur nga përcaktimi i nenit 3 dhe 4 të ardhurat nga privatizimi përdoren vetëm për trajtimin e punonjësve që dalin të papunë. Projekti duhet të ketë vlerësuar efektin financiar të këtij propozimi, pasi të ardhurat nga privatizimi janë derdhur në buxhetin e shtetit dhe çdo ndryshim sjell efekte në buxhet", thuhet në letrën e Bodes. Nga ana tjetër ministri Ruli argumenton se, "lidhur me komentin e Ministrisë së Financave që sipas përcaktimeve të neneve 3 dhe 4 të ligjit të Privatizimit, të ardhurat nga privatizimi përdoren për trajtimin e punonjësve, sqarojmë që në pr/vendim i jemi referuar nenit 4 të ligjit. Në mbështetje të këtij neni, në VKM nr. 418, datë 2.7.2004 'për masën e përdorimit të të ardhurave nga privatizimi i shoqërisë anonime "Albtelekom", është përcaktuar që këto të ardhura përdoren edhe për mbulimin nga Ministria e Ekonomisë të shpenzimeve për realizimin e shitjes së aksioneve, si pjesë e së cilës është edhe negocimi i kontratës".2 mije punonjesMe vendimin e qeverisë të paraqitur nga ministri Genc Ruli pritet të përfitojnë rreth 2 mijë punonjës të "Albtelekom"286 milione lekeVendimi për shpërblimin e punonjësve të "Albtelekom" pritet t'i kushtojë buxhetit të shtetit mbi 286 milionë lekë120 milione euroPas gati tre vjet negociatash mes qeverisë dhe kompanisë turke "Calik Energie", kompania "Albtelekom" u shit për 120 milionë euroAtashetë, kushtet për shpërbliminAtashetë ushtarakë të akredituar në vende të tjera, ushtarakët që shërbejnë në përfaqësitë ushtarake pranë NATO-s, ushtarakët e forcave të armatosura që shërbejnë në shtabet e NATO-s dhe ushtarakët që shërbejnë në organizmat ndërkombëtare, do të përfitojnë shpërblim sipas një skeme të re. Ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ka çuar dje në qeveri projektvendimin "Për përballimin e shpenzimeve për atashetë ushtarakë", që janë të vendosura pranë organizmave ndërkombëtare. Kështu, në rastet kur ushtaraku dërgohet me shërbim jashtë vendit ku është dislokuar komanda, ose kur vjen në Shqipëri dhe në shtetin ku kryen detyrën ka pjesën tjetër të familjes, ka të drejtë të marrë 100% të trajtimit financiar, që është për përkujdesje ndaj familjes. Ndërsa në pikën 3 të projektvendimit thuhet se, "kur ushtaraku shtrohet për kurim në institucionet shëndetësore të shtetit, ku ndodhet komanda apo shtabi i NATO-s, ose në ndonjë shtet tjetër, ai vazhdon të përfitojë pagën përkatëse dhe trajtimin financiar që është për përkujdesje ndaj familjes". Gjithashtu në pr/vendim saktësohet se, ushtaraku gëzon të drejtën e pushimeve javore, pushimeve në ditët e festave zyrtare dhe pushimin vjetor të paguar, për kohën që është me detyrë jashtë shtetit. Ministria e Mbrojtjes nuk do të marrë përsipër shpenzimet për ushtarakun, kur ai kthehet në atdhe, për të bërë lejen e zakonshme. "Ministria e Mbrojtjes për këta ushtarakë dhe pjesëtarët e familjes, që janë në ngarkim të tij, bën sigurimet e detyrueshme, sipas legjislacionit përkatës, ku ata kryejnë detyrën. Ushtaraku aktiv dhe pjesëtarët e familjes, në ngarkim të tij kanë të drejtë që, për raste urgjencash të mjekohen në vendin, ku ushtaraku kryen detyrën, me miratimin e eprorit direkt dhe sipas rregullave të shtabit, ku ai bën pjesë kur për një gjë të tillë nuk është parashikuar sigurimi shëndetësor. Në këtë rast, shpenzimet përballohen nga shteti, ndërsa për rastet e tjera shpenzimet përballohen nga vetë ushtaraku", theksohet më tej në projektvendim. Sipas draftit të dërguar në qeveri nga ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ushtaraku ka të drejtë të marrë shpenzime udhëtimi, akomodimi dhe diete, në valutë të huaj, sipas legjislacionit në fuqi, kur nga drejtuesi emërohet në detyrë, thirret në atdhe ose dërgohet me shërbim në një shtet tjetër, kthehet në atdhe në përfundim të misionit, si dhe dërgohet me shërbim për nevoja pune, nga autoritetet drejtuese të NATO-s. Në relacion, ministri Mediu shprehet se pr/vendimi përmirëson dhe thjeshton procedurat për pajisje me mjete të nevojshme për punë, duke përfshirë edhe pajisjen me automjete, duke bërë të mundur edhe shmangien e shpenzimeve të tepërta për mirëmbajtjen e automjeteve të vjetra.Shpenzimet që përballon ministria    Shpenzimet publicitare në interes të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë;    Shpenzimet për udhëtime dhe dieta brenda vendit pritës, kur këto kryhen në interes të Ministrisë së Mbrojtjes;    Shpenzimet për pritje të partnerëve zyrtarë, në vendin pritës;    Shpenzimet për ceremoni zyrtare të karakterit ushtarak, të vendit pritës;    Shpenzimet për pritje të personelit ushtarak të nivelit të lartë;    Shpenzimet për udhëtime dhe dieta jashtë vendit pritës;     Shpenzimet për mbështetjen e veprimtarive, veçanërisht të rëndësishme, të studentëve ushtarakë shqiptarë, në vendet përkatëse;    Shpenzimet për uniformën;    Shpenzimet për qira apartamenti dhe mirëmbajtje;    Shpenzimet për energji elektrike, ujë gaz, telefon fiks;    Shpenzimet për pajisje shtëpiake;    Shpenzimet për blerje automjeti, figuracion, mirëmbajtje;    Shpenzimet për karburant;    Shpenzimet për figuracion shëndetësor familjar;    Shpenzimet për taksa të shkollave publike, komisione bankare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›