E Shtunë, 31 Tetor 2026

Renditja e FIFA-s Shqiperia -7 vende

Rënia

Shqipëria e ka mbyllur vitin 2010 në vendin e 65 të renditjes së FIFA-s. Përfaqësuesja kuqezi ka humbur 7 vende në krahasim me muajin nëntor, kur ndodhej në vendin e 58, duke regjistruar pozicionimin më të mirë në histori. Rrëshqitja ka ardhur pas barazimit 0-0 në shtëpi me Maqedoninë, e cila i ka kushtuar Kombëtares -23 pikë (në total Shqipëria ka 497). Rënia në klasifikimin botëror, ku përllogaritet ecuria e 208 skuadrave, ka ndikuar edhe në renditjen kontinentale: tashmë, skuadra e Josip Kuzhesë është e 35 mes 53 përfaqësueseve europiane. Gjithsesi, duke e vlerësuar në kompleks, pozitat e Shqipërisë janë të kënaqshme edhe për faktin se në janar 2010, kuqezinjtë ishin të 97-t. Spanja konfirmohet si skuadra e vitit, duke mbajtur muajin e parë, përpara Holandës, Gjermanisë, Brazilit, Argjentinës, Anglisë e Uruguait.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›