E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vangjeli Merkato I perqendruar tek Arisi

Mbrojtësi

Kristi Vangjeli nuk shpërqendrohet nga interesimi i disa prej skuadrave më të rëndësishme të Bundesligës gjermane. Pas paraqitjeve të shkëlqyera me Arisin e Selanikut në Europa League, mbrojtësi shqiptar ka tërhequr vëmendjen e Frajburgut, Nurembergut e Këlnit. Mediat greke kanë raportuar se vëzhgues të këtyre skuadrave do të jenë sot të pranishëm në stadiumin “Kleanthis Vikelidis”, për sfidën e selanikasve me Rosenborgun. “Interesimi i tre skuadrave gjermane? Këto gjëra janë shkruar në media, por personalisht jam i përqendruar vetëm tek Arisi”, deklaroi Vangjeli. Më tej, 25-vjeçari kuqezi shtoi: “Synoj vetëm të paraqitem sa më mirë, në mënyrë që të ndihmoj skuadrën time të vazhdojë përfaqësimin në Europa League. Kam punuar shumë gjatë këtij sezoni dhe shpresoj vetëm të mos kem probleme me shëndetin”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›