E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ardian Marashi Letrat kunder konferences cenim i fjales se lire

Reagimi

Në ditën e parë të konferencës shkencore “Shqipja në etapën e sotme: politikat e përmirësimit dhe të pasurimit të standardit”, e organizuar nga Qendra e Studimeve Albanologjike, drejtori Ardian Marashi ka dashur edhe njëherë të theksojë se është vetëm një takim mes gjuhëtarëve për të rrahur në një tryezë problemet aktuale të standardit të gjuhës shqipe. Konferenca do të vazhdojë punimet edhe dy ditë të tjera, ndërkohë që dje, një grup intelektualësh ka nënshkruar një letër të hapur kundër organizimit të kësaj konference. Drejtori i QSA-së, Ardian Marashi, është përgjigjur shkurt ndaj këtyre kundërshtimeve. “Reagime të tilla cenojnë fjalën e lirë. Ata e paragjykojnë konferencën pa e ditur se çfarë po ndodh me të. Këtu thjesht po diskutohet dhe diskutimi s’mund të ndalohet, diskutimi është fjalë e lirë.

Ata që e kanë firmosur besoj që as e kanë lexuar fare letrën dhe janë të manipuluar. Nuk është e drejtë dhe e rregullt të firmosësh pa lexuar”, ka thënë Marashi. Ndërkohë, gjuhëtarët do të vazhdojnë sot të trajtojnë probleme të tjera të standardit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›