Renditja e FIFA-s, Shqipëria në vendin e 65-të

Në renditjen e FIFA-s për muajin nëntor Kombëtarja Shqiptare e futbollit ka zbritur me shatë pozicione. Renitja e muajit tetor për kuqezinjtë ka qënë më e mira në historinë e futbollit shqiptar pasi skuadra e drejtuar nga Kuzhe ka mbajtur vendin e 58-të ndërsa në muajin nëntor Kombëtarja renditet në vendin e 65-te në kuotën e 497 pikëve. Shqipëria ka 23 pikë më pak se muaji i kaluar. Në muajin nëntor Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar vetëm një ndeshje, miqësoren e barazuar pa gola kundër Maqedonisë në Korçë por edhe rezultatet e skuadrave të tjera kanë ndikuar në renditjen finale të këtij muaji. Kuqezinjtë e mbyllin vitin 2010 në vendin e 65-të ndërsa nga skuadrat e grupit D kualifikues së Europianit të vitit 2012 Franca renditet më mirë. Gjelat e Loran Blank mbajnë vendin e 18-të duke fituar tre pozicione nga renditja e një muaji më parë. Bjellorusia mban vendin e 38-të duke u ngjitur me dy pozicione, Bosnje Hercegovia është në vendin e 44-t duke fituar plot shtatë pozicione. Rumania të cilës Shqipëria i mori barazim në transfertë në ndeshjen e grupit është në vendin e 56-të dhe ka humbur katër pozicione ndërsa Luksemburgu mban vendin e 134-rt dhe është skuadra e vetme që kuqezinjtë lënë pas nga skuadrat e grupit D eleminator të Europianit. Renditjen e FIFA-s e kryeson Spanja që e mbyll në majë të Botërorit 2010 ndërsa në vendet dy dhe tre janë Holanda dhe Gjermania.