A u gjunjëzua Shqipëria nga miku Karamanlis?...
Nga Shpëtim ZINXHIRIJA
Ksenofobia dha nacionalizmi vetëm dëme i kanë sjellë njerëzimit. Ky fenomen më shumë se kurrë prek vendet e Ballkanit. Edhe pse njerëzimi po jeton në shekullin e XXItë, këto vende janë të mbërthyera nga ky fenomen tepër negativ. Por shumë gjera i humbëm pse nuk i kërkuam, po dhe shumë të tjera po i humbasim, pasi nuk kemi kurajon që ti kërkojmë edhe kur na takojnë. Kohët e fundit u fol shumë për marrëdhënie të mira dhe të shkëlqyera që ekziston me Greqinë, ndërsa në praktikë qëndron ndryshe, ato janë të cekëta dhe ndoshta të ngrira, por me interesa të mëdha ne dem të popullit tonë. Karamanlisi bëri vizitën e tij zyrtare në Shqipëri në një kohë të papërshtatshme për politikën shqiptare, por edhe kur kanë kaluar 20 vjet nga emigracioni i popullit shqiptar në tokën helene. Konkretisht rreth 700.000 800.000 shqiptarë punojnë dhe jetojnë në këtë vend pa patur zë, me liri të kufizuar. Me pak fjalë për qeverinë e tij nuk ekzistojnë. Rreth 20.000 shqiptarë në rrugë individuale me pengesa nga më të ndryshmet kanë bërë të mundur të hapin bizneset e tyre, ndërsa 80.000 të tjerë kanë blerë shtëpi. Kjo gjë ndodh pikërisht vitet e fundit nga BE, vihet re një interes i veçantë për integrimin social të emigrantëve në shoqëritë ku jetojnë, por fatkeqësisht në këtë drejtim qeveria e Karamanlisit renditet e fundit në integrimin e emigrantëve. Si e fundit ka filluar zbatimin e politikave dhe të direktivave të Bashkimit Europian për integrimin e emigrantëve, me financime nga Arka Europiane e Integrimit të Shtetasve të Vendeve të Treta, për periudhën 2007-2013 me një potencial ekonomik prej 26 milionë euro. Komuniteti shqiptar që përbën 65 për qind të gjithë emigracionit në Greqi deri më sot nuk ka parë një euro me sy, në një kohë kur për këtë vit janë venë në dispozicion 4 milionë euro.
Karamanlisi foli në Parlamentin shqiptar për korrupsionin në një kohë kur që qeveria e tij është tronditur nga një skandal në tjetrin, që po e detyrojnë për të shkuar në zgjedhjet e parakohshme. Si një problem primar për qeverinë e tij, më shumë se kushdo kryeministër tjetër, Karamanlisi sot përveç korrupsionit po përballet me krimin e organizuar. Karamanlisi erdhi në Tiranë vetëm për të marrë. Pas futjes së vendit tonë në NATO, politika greke tentoi për një kthim të vërtetë për një fqinjësi të mirë me Shqipërinë, për të patur një aleat të vërtetë me mendimin se ka ardhur koha për të marrë, duke premtuar për të ardhmen se do të.... Koha tregoi se grekët ishin të parët që premtuan dhe të fundit që miratuan MSA. Karamanlisi zgjodhi momentin më delikat të politikës shqiptare për të marrë atë që dëshironte, pasi deri më sot diplomacia e jashtme kishte dështuar me vendet fqinjë. Ai u ndodh përball një kryeministri shqiptar i cili do të mbahet mënd për shumë vjet si një ministër servil dhe pa dinjitet, që për një karrige dha atë qe nuk duhej të jepej. Problemi në përcaktimin e kufirit ujor ndërmjet dy vendeve kishte dekada të tëra që qëndronte në sirtarë, që shumë bukur mund të diskutohej më pas. Mediat të shqetësuara me sjelljen e kryeministrit shqiptar preken me të drejtë këtë fakt duke u ndalur atje ku duhej. Në interesat e kombit media ndryshe nga politika shqiptare di të ngrejë zërin dhe të sensibilizojë opinionin për gabimet e kryeministrit. Vizita e tij në Tiranë është cilësuar nga media greke si një sukses kryeministrit, ndërsa gazetat kanë qenë më të përmbajtura këtë radhë, përjashto gazetën Apogevmatini që e ka shfrytëzuar këtë vizitë si një mesazh politik kundër Turqisë. Nga gjithë shqiptarët u mendua se vizita e Karamanlisit në Tiranë këtë radhë do të kishte një ndryshim me të kaluarën, me mendimin se vendi ynë do ishte në bisedime si i barabartë. Por kryeministri grek këtë gjë e kishte të qartë, pasi vizita e tij pak ditë para votimeve, vetëm vizitë zyrtare nuk mund të ishte. Ai erdhi me mendimin se futja e vendit tonë në BE, mund të ndikojë që Shqipëria të jetë një protagoniste e re, për të luajtur një rol të rëndësishëm në Ballkan, sepse Greqia si një vend i vetëm ballkanik në BE, i kishte të gjitha mundësitë që të luante këtë rol, gjë që nuk e bëri për gati 28 vjet. Shqiptarët shpresonin se kryeministri shqiptar kishte rastin që ti kujtonte homologut të tij helen se futja e Shqipërisë në NATO, zyrtarisht hiqte ultimatisht një herë e përgjithmonë Ligjin e luftës dhe se do të hapej një rruge e re juridike në zgjidhjen e pronave të shqiptarëve në Greqi. Po nuk ndodhi kështu. Berisha u gjunjëzua para homologut të tij, duke shkelur në parim interesat kombëtare të vendit tonë. Takimi i tij i nxituar pak ditë para votimeve tregoi se vendi ynë nuk di akoma të mbrojë me të drejtë interesat e popullit tonë, interesa të cilat u shitën fare lehtë. Berisha nuk duhej të nxitohej kaq shumë. Nga ana morale dhe nga etika politike ai duhej që në fillim të ulej në një tavolinë së bashku me partitë e tjera politike shqiptare, për të trajtuar parapraktikisht ato që do tu jepej mikut të tij Karamanlis. Emigracioni shqiptar në Greqi ka qenë për politikën greke një gur shahu kundrejt interesave të politikës shqiptare. Sot emigrantët shqiptarë jo vetëm që kanë liri lëvizje të kufizuar, por janë keqtrajtuar dhe po keqtrajtohen dhe vriten nga policia greke. Miku i shqiptarëve o Kostas Karamanli (nipi i plakut të demokracisë greke Kostas Karamanlis) deklaroi se erdhi si mik. Ai e ndjeu pa e shprehu. Shqiptarët dinë të presin miqtë e vertetë në shtëpitë e tyre. Po vizita e mikut tonë Karamanli nuk do të thotë që të mos bisedosh për problemet që mbeten ende të hapura ndërmjet dy vendeve, që prej shumë vitesh pritej që të diskutohej në parim:
- Qëndrimi i Ligjit të luftës
- Pronat e çamëve
- Pronat e shqiptarëve
- Problemi i shkollave për mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët e emigrantëve.
- Kufizimi i lirisë së emigrantëve për në atdheun e tyre.
- Legalizimi i emigrantëve
- Marrëveshja ndërdypalëshe për pensionet e emigrantëve
- Lehtësimi i biznesit shqiptar në Greqi
- Keqtrajtimi dhe vrasja e emigrantëve nga policia greke.
Po siç u pa asnjë nga këto problemet nuk u prek, pasi që më parë të dy vendet kishin bërë një marrëveshje paraprake. Sikur të mos mjaftojë kjo më e keqja ishte se gazetarëve iu ndalua që të bënin pyetjet Berishës dhe Karamanlisit. Një veprim politik ndoshta i gabuar që binte në kundërshtim me demokracinë shqiptare. Ai tashmë mban përgjegjësi kryesore jo vetëm morale por edhe në aspektin politik, duke prekur rëndë dinjitetin e popullit shqiptar. Shtypi vendas grek e trajtojë këtë takim si një fitore të kryeministrit Karamanlis. Një fitore në kurriz të një populli tjetër që fatkeqësisht ka në krye një kryeministër cinik dhe pa dinjitet. Ishte Berisha ai që muaj më parë kishte kurajon të miratonte me qeverinë e tij oportuniste vendimin për ndërtimin memorial dhe ngritjen e varrezave të ushtarëve grek të vrarë në Shqipëri. Qeveritë venë e vinë po gabimet dhe fajet e tyre do qëndrojnë përherë në kurriz të popullit...
Last Updated on Sunday, 03 May 2009 05:33