E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptarët rezistentë ndaj antibiotikëve

29/03/2005  Kushtet josterile në spitale, gjatë operimit dhe në reaminacion merren jo pak infeksione

Fëmijët “bombardohen” që të vegjël, për infeksione të lehta përdoren anibiotikë të rëndë

Përdorimi pa masë i antibiotikëve ka bërë që shumë shqiptarë të jenë rezistentë ndaj tyre dhe pas një farë kohe të kenë të tjera probleme me shëndetin. Kështu, sipas një studimi të QSUT-së 67,1 për qind e bakterieve paraqesin rezistencë dhe 41,6 për qind e të izoluarëve për shkak të sëmundjeve infektive, paraqesin rezistencë multiple, ndërkohë ka dhe një përqindje të vogël, që po fiton rezistencë të shpejtë ndaj antibiotikëve të rinj. Duke qenë se një pjesë e mirë e popullsisë shqiptare nuk shërohen kollaj as me antibiotikë, Qendra Spitalore Universitare ka ngritur bordin e politikave të antibiotikëve, sikundër është ai i transplanteve, kardiologjisë, apo patologjive malinje.

Antibiotikë të rëndë që fëmijë

Shumë antibiotikë nuk iu bëjnë më efekt njerëzve, duke nisur që nga moshat e vogla. E megjithëse trupi me kalimin e kohës pastrohet nga “kërpudhat” e antibiotikëve, probleme rishfaqen edhe më pas, pikërisht sepse janë “bombarduar” me ambicilinë e tetraciklinë që të vegjël. Ky problem vihet re te të gjithë shqiptarët, por më tepër te banorët e zonave verilindore. Kjo, pasi sëmundjet, kryesisht infeksione të rrugëve respiratore kapen me vonesë nga prindërit dhe në momentin që shkon pacienti te mjeku, atij si mbetet veçse t’i japë antibitotikët më të rëndë. Por, jo gjithnjë nevojiten penicilina, apo ultrakorteni. Në shumë raste mjekët, për shkak të pasigurisë dhe paaftësisë së tyre, japin direkt antibiotikun më të fortë. Dhënia e kësaj recete ka dhe një arsye tjetër, shërim të shpejtë dhe të sigurt, por, që nuk kalon pa pasoja. Fëmija fiton rezistencë ndaj antibiotikut dhe duhet t’i gjesh një tjetër gjithnjë e më të fortë.

Para viteve ’90 nuk ka patur shumë antibiotikë në përdorim, kufizimi i skemave të shërimit nga mjekët dhe i llojeve të antibiotikëve në qarkullim bënte që mjekët të jepnin të njëjtën recetë, pavarësisht nga shkalla dhe lloji i infeksionit. Pasoja nuk është thjesht një rezistencë e shpejt ndaj antibiotikut, por shfaqet myku, bie rezistenca dhe imuniteti i trupit.

Antibiotikë në spital

Jo vetëm fëmijët fitojnë rezistencë ndaj antibiotikëve, por dhe ata që shtrohen në spital. Në vendin tonë është e pamundur që të shtrohesh në spital e të mos marrësh një infeksion, sado të lehtë. Kështu që pacienti është i detyruar të “bjerë përsëri pre” i antibiotikut. Më tepër infeksione merren në reaminacion, ku në fakt kushtet duhet të jenë sterile. Kjo ndodh pasi pacienti shpohet shumë në trup, i vendosen apratura si ajo për të marrë frymë, katater etj. Këto pajisje jo gjithnjë janë të sterilizuar siç duhet. Kështu, ndërsa pacienti lufton me sëmundjen duhet të luftojë dhe me infeksionin që merr aty. Sipas QSUT-së, 47 për qind e infeksioneve spitalore merren në reaminacion. Ndërkohë shumë infeksione, rreth 23.9 për qind, merren gjatë operacionit. Kështu, pas një operacioni të bërë në spitalet shqiptare, nuk mund të ndodhë që një pacient të ketë temperaturë më të ulët se 37 gradë. Ndërsa në pavionet e tjera merren 10 për qind të infeksioneve. Më tepër me antibiotikë trajtohen ata të sëmurë që kanë dhe sëmundje infektive, kështu që përdoren në spitalin infektiv, në pavionin e sëmundjeve profesionale, në pavionin e nefrologjisë (sëmundjeve të veshkave) etj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›