Republika e Gambias njeh pavarësinë e Kosovës
Republika e Gambias ka njohur zyrtarisht pavarësinë e Kosovës. Vendimi për njohjen e pavarësisë së Kosovës i është bërë i ditur të martën, ambasadës së Kosovës në Uashington nga ambasada e Gambias po në Uashington. Në një takim të veçantë dhe mjaft të frytshëm që ministri Hyseni pati më 26 mars me ambasadoren e Republikës së Gambias në OKB, Susan Uafa-Ogo, kjo e fundit kishte paralajmëruar dhe njëherazi premtuar njohjen e shpejtë të pavarësisë së Kosovës nga qeveria e vendit të saj.Republika e Gambias është shteti i 57 që njeh Kosovën e pavarur. Gambia ndodhet në pjesën më perëndimore të Afrikës. Përvec daljes në Oqeanin Atlantik, Gambia është e kufizuar me Senegalin.