E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadiq: Referendumi në Veri, i dëmshëm për Serbinë

Presidenti i Serbisë, Boris Tadic, tha sot se vendimi i përfaqësuesve të serbëve në pjesën veriore të Kosovës, që në mesin e muajit shkurt, të organizojnë referendum, mund të jetë i dëmshëm për Serbinë, në mbrojtjen e interesave legjitimë në Kosovë.

Më tutje, Tadic u tha gazetarëve në Beograd, se para Serbisë është dialogu me Kosovën, që bartë rreziqe lidhur me zgjidhjen e problemeve, dhe vlerësoi se nuk ekziston mundësia, që udhëheqja lokale të bëjë më tepër se shteti, në zgjidhjen e problemeve të popullatës serbe.

Ai ka përsëritur edhe njëherë se Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovë.

“Nuk ekziston ditë kur ne nuk e mbrojmë integritetin tonë në Kosovë”, tha Tadic, siç transmeton REL.

Në këtë kuadër, ai u ka bërë thirrje përfaqësuesve të serbëve në pjesën veriore të Kosovës, që ta mbështesin Serbinë në mbrojtjen e interesave legjitimë në Kosovë, e jo ta vështirësojnë këtë proces.

Tadiq: Deklarata e Reekerit, lajm i mirë

Kryetari i Serbisë, Boris Tadic ka pohuar se për 24 orë mund të gjendet zgjidhje për përfaqësim të Prishtinës, nëse është e vërtetë se nuk është bërë presion që Serbia të heq dorë nga Rezoluta 1244.

Tadiq ka thënë se deklarata e zëvendës sekretarit amerikan të shtetit, Philip Reeker është “lajm i mirë dhe risi” dhe se në bisedimet me përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare dhe ndërmjetësin e BE-së, në dialogun Beograd-Prishtinë, Robert Cooper, do ta shoh nëse ajo është e vërtetë.

“Unë do t’i kap për fjalë përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare dhe pres që Robert Cooper do të pranojë propozimin e Serbisë që Kosova, në forumet rajonale, të prezantohet në atë mënyrë që në shenjen Kosova, poshtë saj të shkruan rezoluta 1244 e KS të OKB-së, pasi nuk është kërkuar nga Serbia që të heq dorë nga rezoluta”, ka thënë Tadic për mediat serbe, transmeton Kosovapress.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›