Republikanët votojnë kundër ndryshimeve të qeverisë në ligjin e pronave
PD-ja voton e vetme në Komisionin e Ligjeve amendamentet në ligjin e pronave. PS-PR: Projektligji është antikushtetues, shkelet e drejta e pronësisë
Eljona Ballhysa
Ndryshimet e propozuara nga qeveria u votuan kundër nga socialistët dhe republikanët në mbledhjen e djeshme të Komisionit të Ligjeve. Qeveria ka propozuar nëpërmjet amendamenteve në ligjin për kthimin dhe kompensimin e pronës që shoqëritë tregtare që kanë blerë ish-ndërmarrjet shtetërore të privatizuara të blejnë truallin në të cilin ndodhet ndërmarrja dhe, nëse refuzojnë blerjen e truallit, ky i fundit do t’u kthehet pronarëve të ligjshëm. Pikërisht ky parim që propozon drafti është kundërshtuar nga socialistët dhe republikani Madhi, të cilët e cilësuan antikushtetuese të drejtën që shteti i jep vetes për t’ua ofruar truallin të parëve të biznesit dhe më pas pronarëve të ligjshëm.
Kundërshtitë
“Ajo që unë e konsideroj antikushtetuese është se shteti i jep të drejtën e parablerjes biznesit. Më thoni një shtet në botë që e drejta e biznesit është mbi të drejtën e pronës. Kush jeni ju zotërinj që na vini këtu me një projektligj që na thoni që u ofrohet toka e pronarit një biznesmeni dhe në rast se ai nuk e pranon ta blejë atëherë i jepet pronarit. Toka që ka pronar automatikisht i kthehet pronarit. Ju bëheni ndërmjetës për t’ia shitur truallin atij që s’është pronar dhe për t’i thënë pronarit të vjetër prit sa të të vijë radha?! Po e trajtoni pronarin si kulak”, - është shprehur socialisti Pandeli Majko. Edhe republikani Madhi vuri në dukje se projektligji nuk mbron interesat e ish-pronarëve dhe nuk është diskutuar me këtë grup interesi.
“Ritheksoj faktin se ligji nuk është në përputhje me interesat e pronarëve. Për më tepër akoma nuk ka asnjë kontakt të nismëtarëve me pronarët. Së dyti u fol shpesh lidhur me problemet që ka ligji për shitjen e tokës së objekteve të privatizuara, por në këtë ligj është përcaktuar një afat, që brenda gjashtë muajve në rast se këta subjekte që kanë investuar nuk blejnë truallin, ata e humbasin të drejtën e pronësisë dhe menjëherë shteti e zëvendëson me kontratën e qirasë me pronarët e ligjshëm. Ju s’keni përcaktuar asnjë afat se kur do të përfitojnë ish-pronarët. Sipas jush, mund të duhet dhe 150 vjet që të përfitojnë pronarët. Në konstatimin tim, ky është një projekt jo i rakorduar me pronarët”, - është shprehur Madhi. Ndërsa socialisti Besnik Dervishi gjatë fjalës së tij u shpreh se projektligji i sjellë nga qeveria bëhet për të favorizuar disa subjekte të caktuara, duke u dhënë atyre mundësinë e blerjes së truallit në zona me rëndësi për zhvillimin e ekonomisë. Ai propozoi privatizimin e aksioneve shtetërore këtyre shoqërive tregtare dhe më pas procedurat për pronësinë e truallit të zgjidhen midis shoqërive tregtare dhe pronarëve të ligjshëm. Kjo, sipas tij, do të shmangte mundësitë e korrupsionit. “Ky projektligj bëhet për të bërë disa favore disa personave të caktuar që kanë krijuar disa shoqëri fantazmë që nuk kanë asnjë interes ekonomik por vetëm disa godina që bëjnë sikur punojnë dhe synojnë të përfitojnë truallin. Do të ishte më e thjeshtë dhe më transparente vazhdimi i procedurës së privatizimit, pra kalimi i të gjithë kapitalit shtetëror në kapital privat dhe rregullimi i pronësisë së truallit bëhet midis kompanisë së privatizuar dhe pronarit të ligjshëm të truallit. Pra rregullohet çështja midis këtyre dy palëve në bazë të rregullave të tregut dhe nuk ka pse shteti të bëhet ndërmjetës”, - është shprehur Dervishi.
Qeveria
Eksperti i Ministrisë së Ekonomisë, Alfred Rusha, bëri të ditur se drafti synon t’u vijë në ndihmë pronarëve duke i kthyer atyre një pjesë të truallit që nuk përdoret nga kompanitë. Sipas Rushës, edhe paratë që do të mblidhen nga shitja e truallit do t’u jepen pronarëve në formën e kompensimit financiar. “Ky ligj mban në thelb po të njëjtin qëndrim si ligji për kthimin dhe kompensimin e pronave që shteti bëhet ndërmjetës ndërmjet interesit të atyre që kanë aktualisht në përdorim troje dhe subjekteve të shpronësuara. Pra, shoqëria tregtare duhet të heqë dorë nga një pjesë e truallit, të cilën nuk e përdor, nuk i nevojitet, që t’i jepet e drejta e blerjes së pjesës tjetër të truallit në të cilin ushtron aktivitetin tregtar”, - është shprehur Rusha. Kryetari i Komisionit, Ilir Rusmali, bëri thirrje që drafti të votohet me konsensus pasi, sipas tij, synimi është t’i vijë në ndihmë procesit të kthimit dhe kompensimit të pronarëve. Por deputetët e PS-së dhe republikani Madhi votuan kundër këtij drafti.
10 Mars 2009