E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreu i PS-së në Lushnje: “Zgjedhjet, moment historik për ndryshimin e madh”



Turi me vullnetarët e bashkimit të ri për ndryshim është ndalur në qytetin e Lushnjes. Në këtë takim ka marrë pjesë kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i shoqëruar nga deputetet socialiste Arta Dade dhe Ermelinda Meksi. Gjatë fjalës së tij në këtë takim, Rama i ka cilësuar zgjedhjet e 28 qershorit si një moment historik për të ardhmen e Shqipërisë. Ai ka shprehur bindjen për fitoren e koalicionit të PS-së në këto zgjedhje. “Do ta fitojmë betejën e 28 qershorit jo për të ndërruar një qeveri me një tjetër, por për të ndërruar mbi të gjitha mendësinë e qeverisjes, nga një qeverisje në shërbim të politikës së politikanëve në një qeverisje në shërbim të qytetarëve dhe të qytetareve. Të bashkuar përtej kufijve të vjetër të partive dhe përtej dasive të vjetra mes tyre, lushnjarët më 28 qershor 2009 do t’i hapin Lushnjës dhe të gjithë atdheut tonë rrugën e Shqipërisë si gjithë Europa. Kjo nevojë historike dhe kjo mundësi historike është arsyeja pse zgjedhjet e 28 qershorit nuk janë zgjedhjet e mia, por janë zgjedhjet tona. Duke u bërë vullnetarë të ndryshimit, zëdhënës të nevojës për ndryshim, lajmëtarë të rrugës së ndryshimit, ju do ta garantoni ndryshimin më 28 qershor dhe do ta garantoni atë për 4 vjet me radhë përmes një qeverie që do të jetë e juaja”, - tha kreu i PS-së Edi Rama.

10 Mars 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›