E Diel, 1 Nëntor 2026

Kundërpërgjigjet Bashkia, Shalsi: “Qeveria bllokon fondet për shkollat”



Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Eduart Shalsi, i ka kthyer përgjigje dje Ministrisë së Ekonomisë në lidhje me konfliktin me këtë të fundit për ndërtimin e një shkolle në truallin e ish-uzinës “Dinamo”. Ai e ka akuzuar qeverinë për mungesën e fondeve për ndërtimin e shkollës së Bregut të Lumit. Duke ritheksuar se Berisha po i bën një padrejtësi komunitetit të zonës duke mos lejuar ndërtimin e shkollës atje, Shalsi akuzoi kryeministrin se “ka tjetërsuar pasuritë e përbashkëta dhe po pengon ngritjen e shkollave, që janë në shërbim të fëmijëve të qytetit”. Në ditën e 7 Marsit kryeministri akuzoi kreun e Bashkisë, Edi Rama, se ka bërë shumë pak punë me ndërtimin e shkollave të reja të qytetit, duke marrë si kundërpërgjigje nga Shalsi bllokimin e fondeve për shkollën e Bregut të Lumit.

10 Mars 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›