Topi ngushëllon familjarët e Astrit Mehjas
TIRANE- Presidenti Bamir Topi, ngushëlloi sot familjarët e ish-zëvendësministrit të Rendit, Astrit Mehja, i cili u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme pas një sëmundjeje të rëndë në moshën 56-vjeçare.
“Humbja e njërit prej drejtuesve më profesionistë e më të përkushtuar të Policisë së Shtetit, Astrit Mehjës, është një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme për familjen, miqtë dhe kolegët, për shtetin dhe për të gjithë shtetasit shqiptarë. Jeta dhe vepra e Astrit Mehjës është tregues i sakrificës dhe profesionalizmit, i cili me punën e tij dhe misionin e përditshëm e të vështirë, iu përkushtua mbrojtjes së rendit dhe sigurisë së të gjithë qytetarëve shqiptarë”, thuhet në mesazhin e Topin.
(ma.ar/BalkanWeb)