E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eventi Red Bull - New Year No Limits

Në Red Bull “New Year No Limits”, ylli i fristajlit në motorkros, Robi Medison dhe asi i motoslitave, Levi LaVale fluturuan drejt 2012-ës me një kërcim mbi 125 metra, ose ndryshe 300 këmbë, mbi ujrat e gjirit të San Diegos në Kaliforni, duke regjistruar një rekord të ri të hedhjes në distancë për motorëçikleta dhe motoslita.
29-vjeçari LaVale, nga Longvil, Minezota, kishte tentuar ta thyente rekordin që prej vitit të kaluar, përpara se një aksident i rëndë në prova ta detyronte që të ndryshonte planet. Megjithatë, ai nuk u dorëzua dhe me motoslitën e tij vendosi një primat me kërcimin 125,5 metra, duke thyer rekordin ekzistues, të cilin e kishte regjistruar vetë, prej 110 metrash
Në anën tjetër, 30-vjeçari Medison, i cili ka qenë protagonist edhe në të kaluarën në Red Bull “New Year No Limits”, theu rekordin ekzistues prej 107 metrash dhe me motokros, duke realizuar një kërcim prej 115,5 metra.
Gjithçka ndodhi pas një vonese të vogël, për shkak të kushteve atmosferike dhe mjegullës, që gjithsesi nuk i pengoi dy yjet e fristajlit në tentativën e tyre. LaVale dhe Medison i kaluan kufijtë e tyre nën sytë e mijëra spektatorëve dhe fansave, që festuan natën e ndërrimit të viteve mes emocioneve të jashtëzakonshme edhe adrenalinës.
Ky ishte viti i katërt që eventi “Red Bull - New Year No Limits” u organizua dhe hera e parë që aty merrnin pjesë dy sportistë për të realizuar njëkohësisht kërcimet e tyre.

 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›