E Diel, 1 Nëntor 2026

Reshjet e shiut, vështirësi në qarkullim në Durrës

TIRANË, 9 tetor /ATSH/ Reshjet e shiut kanë përfshirë sot disa zona të vendit, duke sjellë vështirësi në qarkullimin rrugor dhe grumbullim të ujit në akse të ndryshme rrugore, veçanërisht në qytetin e Durrësit.

Në qytetin bregdetar, uji ka mbuluar disa rrugë, duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve dhe të qytetarëve. Forcat e Emergjencave Civile, por edhe të Policisë Shtetit janë në terren duke u kujdesur për mbarëvajtjen e situatës, manaxhimin e trafikut dhe ndihmuar lëvizjen e qytetarëve.

Reshjet e përhapura në vend kanë rikthyer problematikat që shfaqen në zonat urbane gjatë episodeve me shi, veçanërisht për sa i përket kullimit të ujërave dhe përballimit të prurjeve në rrugë.

Autoritetet e linjës lidhur me situatën e krijuar kërkojnë vëmendje nga drejtuesit e automjeteve dhe qytetarët, veçanërisht në zonat ku janë evidentuar grumbullime uji.

Agjencia e Kombëtare e Mbrojtjes Civile njoftoi një ditë më parë se si pasojë e reshjeve, qarku i Durrësit, Lezhës dhe Shkodrës pritet të kenë më shumë problematika për shkak të reshjeve.

1 nga 2

/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›