E Diel, 1 Nëntor 2026

OSSH nis ndërprerjet e energjisë për debitorët

 

OSSH-ë ka nisur dje një aksion për ndërprerjen e energjisë elektrike konsumatorëve që rezultojnë të jenë debitorë ndaj saj. Një aksion i tillë ka nisur në zonën e Kamzës, e cila është piketuar nga OSSH-ë si një ndër zonat ku konsumatorët shkelin ligjin, duke kryer lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Gjithashtu, një pjesë e mirë e banorëve të kësaj zone nuk i paguajnë faturat e energjisë elektrike. Në fakt nuk është hera e parë që OSSH ndërmerr një aksion për të ndërprerë energjinë elektrike konsumatorëve. Ndërsa për sa i përket mungesës së energjisë elektrike, në disa zona të Tiranës burime pranë OSSH kanë deklaruar se këto ndërprerje kanë ardhur si pasojë e remonteve. Ndërkohë, sipas tyre, situata energjetike është tërësisht nën kontroll dhe operatori i shpërndarjes ka gjithë energjinë e nevojshme për të mbuluar kërkesën për energjie.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›