Tiranë, edhe sot disa zona pa energji elektrike
Zona të tëra, kryesisht në periferi të Tiranës, kanë patur mungesë të theksuar të energjisë elektrike gjate fundjaves. OST lajmëron se sot do punohet ne linjen Tirane-Uzina e Traktoreve, dhe se do kete mungese energjia ne disa zona
TIRANE -Edhe pse Operatori i Sistemit të Shpërndarjes kishte premtuar kufizime disa orëshe të energjisë elektrike, në të vërtetë nuk ka ndodhur kështu. Zona të tëra, kryesisht në periferi të Tiranës, kanë patur mungesë të theksuar të energjisë elektrike. Kështu në Komunën Paskuqan, energjie elektrike ka munguar më shumë se 24 orë, ndërprerje që ka nisur gjatë mëngjesit të ditës së diel, ndërsa ende nuk është kthyer.
Kështu, qindra banorë kanë kaluar një natë në errësirë të plotë. Ende nuk dihet shkaku i kësaj ndërprerje tejet të gjatë.
Por përvec errësirës e cila zgjati gjatë dy ditëve të fundjavës, banorët e Tiranës do të përballen me orët e errësirës edhe gjatë ditës së sotme. Burime zyrtare nga OST shprehen se shkak për ndërprerjet është nderhyrja ne disa linja 220 kilovolt. Kufizimet do te zgjasin tre dite dhe prekin zonen e Tiranes, kryesisht qendren e saj. OST lajmëron se sot do të punohet ne linjen Tirane-Uzina e Traktoreve, nga ora 08:00-11:00 dhe do te kete nderprerje te energjise elektrike ne rrugen “Ali Demi”, Rruga e Elbasanit, Rruga Bardhyl, Qyteti Studenti, Ministria e Shendetesise, “Myslym Shyri” dhe ne zonen e Farkes.
(d.b/BalkanWeb)