Rriten të ardhurat nga sigurimi i detyrueshëm
Sigurimi i detyrueshëm vazhdoi të dominojë në tregun shqiptar, duke sjellë rreth 56.18 % të të ardhurave nga primet e shkruara bruto të sigurimeve gjatë vitit 2008. Sipas raportit më të fundit të publikuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit të TPL-së së brendshme (sigurimi i përgjegjësisë ndaj palës së tretë) gjatë vitit 2008, arritën në rreth 2,729 milionë lekë. Rritje kanë patur të ardhurat nga sigurimi vullnetar. Gjatë 2008-ës vëllimi i primeve të shkruara bruto në sigurimin vullnetar arriti shifrën 3,107 milionë lekë me një rritje prej 50.06% kundrejt një viti më parë dhe rreth 57.44% rritje të numrit të kontratave të sigurimit.