Reshjet, përmbytje te "Komuna e Parisit"

Banorët e lagjes "Komuna e Parisit" në Tiranë, ankohen per problemet me kanalizimet dhe përmbytjet e shpeshta që shkaktohen në këtë zonë pas reshjeve të shiut.
Sipas tyre, prej vitesh një pjesë e kësaj lagjeje mbushet me ujë pas rreshjeve të shiut dhe që është shumë problematike për lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve. Gjithashtu problem madhor për këta qytetarë, është edhe bllokimi i pusetave dhe shpërthimi i ujërave të zeza .
Banorët kanë dekaruar se janë ankuar disa herë , por ky problem nuk ka gjetur zgjidhje . Sipas tyre bumi i madh i ndërtimeve në këtë zonë, mund të ndikojë shumë në prishjen e kanalizimeve dhe mbushjen e pusetave .