E Diel, 1 Nëntor 2026

Reshjet, rikthehen problemet në qytetin e Vlorës

Vlorë- Dimër i padurueshëm dhe me probleme të shumta për banorët e lagjes “24 maji” në Vlorë. Lagja që njihet ndryshe edhe si zona e 4 katësheve, është gdhirë nën ujë, ndërkohë që banorët e kanë pasur të vështirë të dalin nga banesat për shkak të ujit që kishte ‘pushtuar’ hapësirat para pallatit.

Në këtë zonë, si thonë vetë banorët është një bllok pallatesh që e gjejnë veten gjithmonë nën ujë. Mëngjesi i sotëm ka përcjellë të njëjtën situatë, pasi në hyrjet e kateve të para ka pasur sasi të konsoiderueshme uji. Banorët ankohen dhe thonë që dimri ëhstë i padurueshëm për ta, ndërkohë që bashkiakët kanë premtuar që ta shohin me përparësi këtë shqetësim. Sipas burimeve nga bashkia mësohet se problemi i kësaj zone do të vihet në qendër të vëmendjes në buxhetin e 2009, që aktualisht po diskutohet nga grupe interesi.

Sipas bashkisë do të jetë gati një projekt i ri për rrjetin e kanalizimeve, në mënyrë që të shmanget përfundimisht ky problem.

Pas njoftimit të banorëve të zonës, në vend kanë mbërritur dy autobote të ndërmarrjes së shërbimit dhe po punohet për largimin e ujit nga zona.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›