U kap me 5 kg heroinë, gati nisja e procesit
Tiranë- Në Gjykatën e Krimeve të Rënda do të nisë së shpejti procesi ndaj shtetasit Sead Qarolli, i cili akuzohet për "trafik të lëndëve narkotike".
Prokuroria e Krimeve të Rënda përfundoi hetimet dhe dërgoi çështjen penale ndaj këtij shtetasi për shqyrtim gjyqësor, pohuan sot burime pranë kësaj prokurorie.
Shtetasi Sead Qorrolli nga Kosova u arrestua në kushtet e flagrancësmë shtator të këtij viti ngashërbimetpolicore nëPortin e Durrësitme afro 5 kilogram lëndë narkotike e llojit heroinë në makinënme të cilën udhëtonte për në Itali.
Nga hetimet e çështjes rezulton se, Qorolli kishte hyrë në Shqipëri nga Maqedonia duke përdorur pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës. Tashmë në Gjykatën e Krimeve të Rënda pritet të hidhet shorti për caktimin e trupi gjykues të kësajçështjeje. /atsh/