Topi: Të forcojmë vlerat humane të unitetit e vëllazërimit
Presidenti shqiptar, Bamir Topi, ka uruar dje përmes një mesazhi të posaçëm të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit. Duke e vlerësuar këtë si një ditë të shënuar të kalendarit Islam, Presidenti Topi shkruan në mesazhin e tij: Ju uroj përzemërsisht festën e madhe të Kurban Bajramit. Uroj që kjo ditë e sakrificës dhe e ngadhënjimit të devotshmërisë ndaj egoizmit t‘ju ketë gjetur më të bindur në ndjenjat e solidaritetit njerëzor, më të devotshëm, më të përkushtuar për të punuar për të ardhmen e familjeve tuaja dhe të atdheut tonë".
Numri një i shtetit shqiptar ka bërë më pas edhe një apel lidhur me evidentimin dhe forcimin e vlerave humane.
"Në këtë ditë të obligimit e të sakrificës, shkruan Topi, le të tregojmë më shumë vëmendje për personat më në nevojë dhe të forcojmë vlerat më humane të unitetit, tolerancës, forcës, vëllazërimit dhe bashkëjetesës, cilësi të çmuara të popullit tonë". Ai ka uruar gjithashtu që "në këtë ditë të shënuar të kalendarit Islam paqja, begatia dhe prosperiteti të ndriçojnë të gjithë shqiptarët, kudo që jetojnë e punojnë".