E Diel, 1 Nëntor 2026

Restaurimi i Monumenteve të kulturës, gati 24 reastauratorët e parë

Ka përfunduar trajnimi i 24 reastauratorëve arkitektonik të Monumenteve të kultures, për të cilët është organizuar edhe ceremonia e dorëzimit të diplomave. Tashmë konservuesit dhe restauratorët e trajnuar kanë si detyrë të rrisin kapacitetet në fushën e trashëgimisë për mbrojtjen e Monumenteve arkitektonike dhe të veprave të artit.
 

Ministri Bumçi u shpreh se ky trajnim pregatit profesionistët që do të ndërhyjnë në Monumentet e kultures.
Në këtë ceremoni ishin të pranishëm Ambasador i Italise ne Shqiperi, Massimo Gaiani, Drejtori i Kooperacionit italian ne Shqiperi, Drejtoresha e Zyres se UNESCO-s në Venecia dhe përfaqësues nga zyra e UNESCO-s në Tiranë.

Marrëveshja për "krijimin e Qendrës së Konservimit dhe Restaurimit të Monumenteve të Kulturës"u nënshkrua në qershor 2005 nga Ministria e Kulturës dhe UNESCO , financuar nga Qeveria italiane.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›