E Shtunë, 31 Tetor 2026

Restaurohet edhe filmi “Balle per balle”

Pas “Nentori i dyte”, Projekti i Kinemase Shqiptare ka ne plan restaurimin e filmave te tjere me qellim per te risjelle ne drite historine e pasur te kinemase shqiptare. Filmat ne radhe jane: "Balle per Balle" (Kujtim Cashku, Piro Milkani, 1979); "Tomka dhe shoket e tij" (Xhanfise Keko, 1977); "Kapedani" (Fehmi Hoshafi, Muharrem Fejzo, 1972) dhe "Ngadhenjim mbi vdekjen" (Gezim Erebara, Piro Milkani, 1967). Qellimi perfundimtar i Projektit te Kinemase Shqiptare eshte qe te ndertoje nje hapesire te re arkivimi dhe ekspozimi ne Tirane. Per te arritur kete, ne partneritet me laboratore filmike dhe festivale filmi ne te gjithe boten synohet te behet e mundur restaurimi i 5 filmave shqiptare brenda 5 vjeteve. Cdo film i restauruar do te shfaqet me pare ne festivalet e filmave, ne bashkepunim me institucionet partnere te ACP dhe pastaj per nje publik me te gjere.

Kane kaluar me shume se njezet vjet qe nga renia e regjimit komunist, por ka ende shume rezistence per t'i rishqyrtuar vlerat e prodhimeve filmike shteterore. Per kete arsye, shume prej tyre ruhen ne magazina me kushte jo te pershtatshme dhe tani jane ne rrezik per te humbur pergjithmone. Filmi i pare i restauruar “Nentori i dyte”, pas premieres ne Tirane, u shfaq edhe ne kinemate amerikane, duke kaluar keshtu per here te pare kufijte e Shqiperise. Projekti i Kinemase Shqiptare do te nise promovimin nderkombetar te filmit ne SHBA dhe Evrope, duke filluar prej muajit mars 2013 me ndihmen e Ambasades Amerikane ne Tirane, The Orphan Film Symposium (NYU) dhe Arkivit te Universitetit te Wesleyan (Wesleyan Cinema Archives).

Trashegimia

Projekti i Kinemase Shqiptare i eshte perkushtuar ruajtjes, restaurimit dhe promovimit te trashegimise filmike shqiptare. Kopjet e restauruara ne 35 mm do te jene pjese e programeve kulturore brenda dhe jashte vendit, me qellimi qe publiku i huaj te njihet me kinemane e vjeter shqiptare, e cila eshte ende pak e njohur ne bote.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›