E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karles Pujol: Barcelona është gati për Al Sadin

Kapiteni i Barcelonës, Karles Pujol, duket në humor të mirë në prag të ndeshjes gjysmëfinale të Kupës Botërore të Klubeve kundër Al Sad që zhvillohet të enjten në Jokohama të Japonisë. Kampioni i Azisë, Al Sad mposhti me rezultat 2-1 kampionin e Afrikës, Esperans, dhe tani do të përballet me kampionin e Europës në gjysmëfinale. “Ne tashmë jemi përshtatur me orën e kësaj zone dhe të gjithë kemi fjetur mirë. Shumë prej nesh e ka përjetuar këtë me skuadrën kombëtare dhe jemi mësuar me udhëtime të tilla. Sa e njohim kundërshtarin? Analistët tonë punojnë për këtë... ne do të informohemi më shumë nesër”, ka deklaruar Pujol. Gjysmëfinalja tjetër do të zhvillohet të mërkurën në mes të kampionit të Amerikës Jugore, Santos, dhe kampionit të Japonisë, Kashiva Rejsol, pasi ky i fundit mposhti kampionin e Amerikës Veriore e Qendrore, skuadrën meksikane Monterrej.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›