Barça blindon talentin Fontas për 70 mln
Zërat e ditëve të shkuara për interesimin e Fulhamit dhe Blekbërnit kanë bërë që në Barcelonë të mos rrinë duarkryq dhe të rinovojnë kontratën e qendërmbrojtësit 21-vjeçar, Andreu Fontas, e cila skadonte në qershor. Akordi i ri është arritur deri në përfundim të vitit 2015, por ajo që bie më shumë në sy, është rritja e klauzolës së prishjes së kontratës nga 3 në 70 milionë euro.