Ndizen dritat e pemës së Krishtlindjeve, Basha: Bum aktivitetesh
Tirana fillon të festojë festat e fundvitit. Nën një atmosferë elektrizuese, kryetari i bashkisë Lulzim Basha i shoqëruar nga fëmijë të kryeqytetit shtypën butonin i cili ndezi mijëra drita të pemës së vitit të ri prej 14 metrash.
Nën ritmin e tingujve festive si dhe notave të përformuara nga fëmijët kreu i bashkisë, i hapi rrugën përgatitjeve për festat e fundvitit, ndërsa deklaroi se nga institucioni që ai drejton do të ketë me dhjetëra organizime si dhe dhurata për fëmijët e kryeqytetit për festa sa më të këndshme.
Ndërsa këtë vit pema karakteristike me dritat shumëngjyrëshe është ndriçuar më herët, në rrugët e Tiranës ka nisur atmosfera festive. Pjesë dekorit të zbukurimeve të bashkisë janë edhe dritat përgjatë bulevardit "Dëshmorët e kombit", ndërsa vet kreu i bashkisë premtoi se dekori do të pasurohet edhe më tepër në ditët në vijim. Pjesë e përgatitjeve për festat janë edhe një sërë koncertesh si dhe aktivitetesh të ndryshme.