Retro/Histori: 8 dhjetor 65 p.K. Horaci
Quintus Horatius Flaccus (Horaci), një poet lirik romak gjatë mbretërimit të perandorit August, u lind më 8 dhjetor 65 p.K. Bashkë me Virgjilin dhe Ovidin, mbahet si një nga poetët më të shquar të Erës Augustiane. Disa prej temave kryesore të poezisë së tij si beauits ille dhe carpe diem nga Ode to Leuconoe u rimorën gjatë Mesjetës së vonë dhe Rilindjes dhe ndikuan te poetë të tillë si Petrarka dhe Dante. Vepra e tij Ars Poetica mbeti një rrëfyes kanonik për poezinë deri në fund të Romantizmit dhe njihet e studiohet nga shumica e shkrimtarëve. Përveç carpe diem, Horaci është i njohur gjithashtu për autorësinë e shumë frazave latine që mbeten në përdorim edhe sot, në latinisht apo të përkthyera, përfshirë dulce et decorum est pro patria mori (është bukur dhe burrërore të vdesësh për atdhe) apo nunc est bibendum (tani le të pimë) dhe aurea mediocritas (e mesmja e artë).