E Shtunë, 31 Tetor 2026

Retro/Press: Përparimi i Programit Kombëtar

Është një fakt i njohur mirë që një mendim i ri gjen kurdoherë kundërshtarë në nisje. ǒdo anë politike që shohim sot të forte dhe të dëgjuar, ka pasur fillime të njëjta dhe të varfëra. Kush nuk e di historin e Amerikës? Këta njerës që shohim sot të bashkuar, të pasur, të fortë dhe kryelartë, janë stërnipat e atyre njerësve që në krye shaheshin dhe ndiqeshin posi tradhëtorë të rebeluar kundrë mbretërisë englize. Historia është një pamje e gjërë dhe e çuditshme, që duhet të na japë kurajo dhe forcë morale neve Kombëtarëve shqiptarë.

Kur e botuam programin kombëtar të Diellit me pakë se mot-mot më parë, nijsim një veprë, e cila dukej e kuximshme tepër. Atëherë ëndëri i një Turqie të penduar dhe t’urtësuar, ëndëri i një Turqie të lirë e besnike në fjalët e saj-shkurt, ëndëri i ujkut të bërë dele, përkëdhelte edhe zemërat e botës. ǒnjerës të liq, ç’intrigamë të prapshtë, ç’ “myxyra” për të përdorur një fjalë elegante, ç’armiq të lirisë, të paqës, dhe të përparimit, duhej t’ishim ne që kuxojim të dëftohemi shketpikë t’u thresim Shqipëtarëve të mbledhin mëntë? Të tjerët qeshjin dhe ne mejtoheshim, të tjerët bërtitjin “Roftë Liria” dhe ne thoshim: Poshtë despotismi me parë, që pastaj Liria të rojë me të vërtetë”.

Pikat e programit t’onë: Shqipëria e bashkuar në një Arnaulluk Vilajeti me imtiaz; një parlament shqipëtar n’Elbasan; kanunet për Shqipërinë të bëra prej Shqipëtarëve; gjuha zyrtare; të gjithë meemurët e Shqipërisë, Shqiptarë; vetëm punët e jashtme dhe të luftës, të përbashkue me Turqinë, të gjitha të tjerat të ndara: këto kërkime i dukeshin një tradhësi mëmëdhetarëve të shëntëruar.

Po “tradhësia” jonë ish një nga ato komplimentat që miqt e natës, të xhgryhur n’epërsirë, kanë zakonë tu hedhin të gjith atyreve që dalin, me dritë në dorë, t’u zbulojnë poshturat e pervjellura. Pakë nga pakë, programi ynë u-përhap; dale nga dale, mendimet tona gjetnë pëlqenjës dhe anëtarë dhe sot, pa u-mbushur moti, ç’shohim? Programi ynë përparoj aqë sa disa nga pikat e saj hynë në një periudhë praktike.

Shkruan Korça, No 26:

“Nga fletët e Stambollit dhe të Selanikut msojmë se klubi shqipëtar i Stambollit, pas marrëveshjes që pati me klubet e të tjerë të Shqipërisë, kërkoj nga ministor i punrave të brëndshme këto kërkime:

1) nëpunësit që dërgohen në Shqipëri duhet të dinë shqip.

2) Të jepet falje e përgjithëshme nëpër Shqipëtarët e çdo mëkatë që kanë bërë gjer sot.

3) Të formohen trupe ushtërie të veçantë prej Shqipëtarësh.

4) Të dhënat të lidhen në Shqipëri si pas fuqisë së vëndit, edhe të falen të dhënat që s’janë mbledhur gjer tani’.

I përgëzojmë klubet e Shqipërisë, dhe veçan atë te Stambollit, për këtë sjellje. Kësaj i thonë politikë kombëtare dhe e ndershme. Një rezervë vetëm do të bëjmë: që të sjellë pemë kjo politikë, duhet të mos jetë spasmodike; duhet ato kërkime ti dreqta të mos shtrohen përpara Turqisë kur t’i teket nonjë Shqipëtari të njohur, po të shtrohen përsëri dhe përsëri, me vullnet dhe me durim, vjete me radhë, që pakë nga pakë botës t’u mësohet veshi dhe mëndia, ashtu, ato që i çuditjin die, do t’u duken natyrale sot, ndofta t’arësyeshme nesër.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›