Vajza e Argitës bën tifo për Duff McKagan
Ndryshe nga motrat e saj, ajo ka preferuar të mos jetë aq mediatike. Fotot e saj me gjyshërit apo nënën në media janë të rralla. Pasi 15- vjeçarja, Dasara Malltezi, nuk preferon të jetë aq e dukshme. Është adoleshente dhe do ta jetojë jetën pa rënë në sy si mbesa e Kryeministrit të vendit, Sali Berisha. Dasara Malltezi, vajza e madhe e vajzës së Kryeministrit, Argitës, përveç të tjerave është edhe një fanse e muzikës rock. E kemi parë pak ditë më parë në koncertin e Duff McKagan Loaded, në stadiumin “Qemal Stafa”, në Tiranë. E veshur si një rockere, Sara ka qenë së bashku me disa moshatarë të saj dhe ka shijuar këngët dhe muzikën e mrekullueshme të katër djemve nga Los Angelos. Por ashtu, sikurse çdo i ri, pas koncertit ajo ka dashur të ketë një kujtim nga artistët, e sidomos me Duff McKAgan, ish-kitaristin e një prej bandave më të mëdha të muzikës rock, të viteve ’90, Guns N’Roses. Kohë kur Sara nuk kishte lindur ende, por që jehona e grupit vazhdon edhe sot. Në mos edhe prindërit e saj, kanë qenë fansa të tyre… Pikërisht Sara ka pritur derisa artistët janë çlodhur dhe ka memorizuar këtë takim me VIP-at ndërkombëtarë në disa foto, që vijnë ekskluzivisht në “Mapo”!