Retrospektivë informacioni e 2004-s/Arrestimi për prostitucion i Skënder Tufës, sukses i policisë socialiste
Në qoftë se do njihnim një sukses të vetëm policisë në kohën e qeverisjes socialiste, ai padyshim do të ishte “kombinacioni” dhe arrestimi i kodoshit Skënder Tufa, i cili kodoshllëqet e veta tani i ushtron me vetë-emërimin si drejtues (lexo: kryekodosh) i grevës së urisë së disa ish-të përndjekurve politik.
Në gjithë historinë e identifikimit dhe prangosjes së Skënder Tufës, janë dy data të rëndësishme që e bëjnë të pamohueshme suksesin e policisë në kohën e qeverisjes socialiste.
Data e parë, është ajo e 4 qershorit 2004, e cila njihet si data e prangosjes për prostitucion të kodoshit Skënder Tufa, pasi sipas edhe vendimit me nr. 715, datë 23. 06. 2005, i Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës, i lënë në fuqi me një tjetër vendim me nr. 40, datë 23. 01. 2006, këtë herë i Gjykatës së Apelit të Tiranës, “i pandehuri Skënder Tufa ka në pronësi një lokal, i cili ndodhet në Kodrat e Liqenit artificial të qytetit të Tiranës, në afërsi të vendit të quajtur ‘Lapidari’. Strukturat e Policisë së Shtetit kishin informacion të grumbulluar në rrugë operative se në këtë lokal ushtrohej prostitucion”.
Kushdo që ka interes, apo dyshime për aktivitetin e kodoshit Skënder Tufa, mund ti citojmë, pjesë të të njëjtit vendim të mësipërm, sipas të cilit “gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, veç të tjerave, brenda tunelit janë gjetur dhe sekuestruar me cilësinë e provës materiale edhe të brendshme femrash dhe prezervativë të përdorur dhe të papërdorur”.
Kaq për datën e parë të suksesit të policisë së qeverisjes socialiste.
Ndërsa data e dytë e të njëjtit sukses, është ajo e 23 qershorit të vitit 2005, datë në të cilën, falë provave, midis të cilave edhe brekët dhe prezervativët e gjetur në inventarin e “lapidarit të prostitucionit” të kodoshit Skënder Tufa, Gjykata e Shkallës së Parë të Tiranës, me vendimin e saj me nr. 715, i lënë në fuqi me një tjetër vendim me nr. 40, datë 23. 01. 2006, këtë herë i Gjykatës së Apelit të Tiranës, vendosi “deklarimin fajtor të të pandehurit Skënder Tufa (i biri i Bedri dhe Sadete, i datëlindjes 1961) për kryerjen e veprës penale të shfrytëzimit të prostitucionit të kryer në bashkëpunim të mbetur në tentative dhe bazuar ne nenin 114/a paragrafi 6 dhe 23 të Kodit Penal dënimin, e tij me 7 (shtatë) vjet burgim. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Skënder Bedri Tufa fillon nga dita e ndalimit të tij datë 04. 06. 2004”.
Ishin provat “e kopsitura” suksesshëm nga policia e qeverisjes socialiste, të cilat bënë që falë edhe këtij vendimi të gjykatës kodoshi Skënder Tufa ti bëjë “kokërr më kokërr” të gjitha ditët e dënimit...
... Pastaj se kush ka dëshirë të besojë se kodoshi Skënder Tufa “është arrestuar e dënuar nga Sali Berisha”, të lexojë mirë datat që identifikojnë të vetmin sukses të policisë së qeverisjes socialiste, data të cilat përkojnë me qenien e Sali Berishës në opozitë... Sa për merakun tjetër të kuptueshëm, sipas të cilit, duke mos lejuar përgëtjen e imazhit të kodoshit Skënder Tufës për mosdemoralizim të grevistëve të urisë, sforcimi është i kotë, sepse duket se edhe grevistët e kanë kuptuar se kodoshi Skënder Tufa, “i tërhoqi prej hundësh”, ndaj edhe kanë zgjedhur, që një nga një, e ditë për ditë, të lënë grevën e urisë...