Reuters: Çudi në parlamentin Shqiptar me kallinjtë e misrit
Agjencia e lajmeve Reuters ne sitin e saj e kishte cituar nje incident te ndodhur ne Shqiperi si te çuditshem. Ne lajmet e saj "te çuditshme" ishte pershkruar incidenti i ndodhur dy dite me pare ne parlamentin shqiptar per kallinjte e misrit pa kokrra. Agjencia ka cituar me cinizem se si misri francez ka rezultuar pa kokrra ne Shqiperi. Sipas tyre ne vend qe parlamentaret tane te merren vertet me problemin kane bere sherr per te paraqitur disa kallij misri francez ne parlament qe sipas pozites ka rezultuar po me te njejtat probleme si ne Shqiperi. NgjarjaKëshilltari ligjor i Komandantit të Gardës së Republikës, Renaldo Kruja tha gjatë një konference shtypi të enjten se pas një incidenti mes dy deputetëve dhe punonjësve të shërbimit të Gardës, kjo e fundit do t'i padiste ata në Prokurori.Sipas z. Kruja, dy deputetët e opozitës, Andis Harasani dhe Ndriçim Hysa,kanë ushtruar dhunë e kanë gjakosur dy punonjës të shërbimit të gardës në kuvend.
Deputetët e opozitës thanë se ishin penguar me forcë nga Garda të fusnin në sallën e Kuvendit 5 kallinj misri nga pesë zona të vendit në të cilat, sipas tyre, qeveria është përfshirë në një të ashtuquajtur 'skandal të misrit pa kokrra'.
Prej disa ditësh këtu po përcillet shqetësimi ndër fermerë të disa zonave të vendit, misri i të cilëve në disa parcela rezulton të mos ketë lidhur kokërr.
Opozita thotë se misri i ardhur përmes një kompanie vendase është jashtë standarteve dhe sipas saj, qeveria nuk po ndihmon fermerët e prekur, por kompaninë që ka tregtuar farën e misrit.
Ministri i Bujqësisë, Jemin Gjana e pranon problemin, por thotë se ai nuk ka përmasat e pretenduara nga opozita e cila, sipas tij, po e keqpërdor politikisht atë.
Gjana thotë se kompania që solli këtë farë në vend do t'i dëmshpërblejë të gjithë fermerët e dëmtuar pas verefikimit në terren ndërsa, po sipas tij, po punohet më ngulm për të përcaktuar shkencërisht se pse misri i certifikuar si i cilësisë së lartë në disa parcela, nuk lidhi kokërr.
Skandal edhe me patatenPas skandalit me misrin, jo pak por 100 hektarë të mbjella me patate në Korcë kanë dështuar në prodhimin e tyre. Fermerët e dy komunave Pirg dhe Vreshtas kanë bërë publik precedentin e rradhës me prodhimet e tyre dhe kërkojnë ndërhyrjen e ministrisë së Bujqësisë për këtë skandal që ka përfshirë ekonominë e tyre. Shumat e shpenzuara nga fermerët janë të konsiderueshme, ndërsa ata nuk kanë marrë fare prodhimin ashtu si e kanë pritur, ndërsa ndihen të mashtruar nga shteti që lejon të shiten në treg pa u kontrolluar fara të tilla shterpë dhe anormalë. Sipas fermerëve fara e patates që ata kanë blerë dhe që ka qenë në etiketë ishte e llojit “Fabula”, ndërkohë që ajo ka dalë e llojit “Kalit”. Fara sipas tyre është deklaruar fillimisht se ka ardhur nga Hollanda, ndonëse nuk dihet as vendi i saj real i origjinës, teksa nga ana tjetër ajo dyshohet të jetë manipuluar në Shqipëri. Fermerët pohojnë se e kanë blerë atë nga dy sipërmarrësit që duket se janë dhe të vetmit që importojnë nga jashtë farën e patates. Madje njëri prej tyre është kryetari i bashkisë së Divjakës Irakli Goreja, ndërsa sipërmarrsi tjetër që shërben si distributor për këtë bimë është Qamil Petriti, por pa ditur emrin e firmës që i tregëton. Ajo që e bën më shumë dyshues këtë skandal është dhe indiferenca e Krimit Ekonomik pranë Drejtorisë së Policisë së këtij qarku, e cila sic mësohet ende nuk ka nisur ndonjë hetim për këtë skandal që ka përfshirë një pjesë të femerëve të fushës së Maliqit në zonën e Korcës.